Një ditë më parë kryetari i PS i kërkon Bashkisë së Devollit leje për të tubuar në sheshin para Bashkisë.
Pasi marrin dijeni që protesta qyetare s’do lejojë asnjë tubim farsë, bëjnë njoftime për tu futur nëpër lokale periferie.
Takimet e Ramës janë si koncerte me biletë ku ftohen vetëm servilët e Rilindjes!
Për taksapaguesit shqiptarë ai nuk gjendet në ecje apo takime më qytetarë!
Sot në Devoll, qindra qytetarë të organizuar nga “Aleanca qytetare për mbrojtjen e demokracisë” do të ishin në takimet qe Rama i mban të fshehta. Për këtë kanë bërë gjithçka të informohen spiunët e Rilindjes.
Sapo u informuan për revoltën qytetare, Rama e anulloi takimin dhe e kryen atë i mbyllur në qebabtore “Princesha”.
Reagimi i Salianjit
Ish-deputeti Ervin Salianji ka bërë një demaskim me foto, të mitingjeve elektorale të kryeministrit në bashki të ndryshme të vendit dhe ku për shkak të pritjes së tij me protesta, po ndodhin edhe situata qesharake si ajo në Devoll.
Salianji tregon në Facebook: “Një ditë më parë kryetari i PS i kërkon bashkisë së Devollit, leje për të tubuar në sheshin para bashkisë. Pasi marrin dijeni që protesta qytetare s’do lejojë asnjë tubim farsë, bëjnë njoftime për t’u futur nëpër lokale periferie.
Takimet e Ramës janë si koncerte me biletë ku ftohen vetëm servilët e Rilindjes! Për taksapaguesit shqiptarë ai nuk gjendet në ecje apo takime më qytetarë!
Sot në Devoll, qindra qytetarë të organizuar nga “Aleanca qytetare për mbrojtjen e demokracisë” do të ishin në takimet qe Rama i mban të fshehta. Për këtë kanë bërë gjithçka të informohen spiunët e Rilindjes. Sapo u informuan për revoltën qytetare, Rama e anulloi takimin dhe e kryen atë i mbyllur në qebabtore “Princesha”’, vëren Salianji me ironi.