Ditët e fundit të mbretërimit të kllounit Edi Rama

Nga Erl KODRA

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, Kryeministri është zyrtari më i lartë i shtetit, i ngarkuar nga Kushtetuta për të mbrojtur rendin dhe sugurinë publike nga çdo kërcënim potencial, i brendshëm ose i jashtëm. Ky detyrim rrjedh në frymën e çdo Neni të Kushtetutës, ku përcaktohen qartë detyrat e Kryeministrit.

Në momentin që Kryeministri nuk përmbushë detyrimet që ia ngarkon Kushtetuta, për më tepër, me veprimet ose mosveprimet e tij, Kryeministri kthehet në burimin kryesor të destabilitetit, që e ushqen atë me veprime dhe akte të hapura antikushtetuese, duke e ndarë popullin në dy pjesë në “ne” dhe “ata”, duke ofenduar dhe denigruar gjysmën tjetër, duke mos i konsideruar si qytetarë të këtij vendi, që nuk janë të denjë të gëzojnë të drejtat elementare njerëzore, përfshirë edhe të drejtën për të zgjedhur me votë të lirë, ky Kryeministër duhet ndalur me çdo mjet. Po shpjegohem.

Neni 3 i Kushtetutës thotë:

Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë.

***

Kryeministri Edi Rama ka kryer përgjatë qeverisjes 6 vjeçare shkelje sistematike të dinjitetit të qytetarëve shqiptar, i ka shkelur hapur të drejtat dhe liritë e tyre, ka shembur përtokë drejtësinë shoqërore, ka shkelur rëndë Kushtetutën e Shqipërisë, ka kryer sulme sistematike kundër opozitës shqiptare, ka sulmuar ashpër pluralizmin politik.

Përgjatë vitit të fundit, Edi Rama ka përshkallëzuar luftën kundër opozitës, jo vetëm si forcë politike, por edhe kundër popullit opozitar. Për Kryeministrin Edi Rama ata që kundërshtojnë grabitjen, vjedhjen, dhunën dhe terrorin janë “shpellarët e Saliut që kanë frikë nga Reforma në Drejtësi”. Si të tillë, ata nuk konsiderohen si qenie njerëzore. “Shpellarët e Saliut” kanë të drejtë të marrin frymë, të heshtin, ose të largohen nga Shqipëria.

Kryeministri Edi Rama është kapur për të njëqind’tën herë duke vjedhur ose plaçkitur paratë publike. Po aq herë është kapur në shkelje të rënda të ligjit penal, duke gënjyer hapur, duke manipuluar fakte dhe prova penale. Po aq herë, Kryeministri Edi Rama është kapur në flagrancë duke kryer shkelje serioze të parimeve kryesore kushtetuese, duke miratuar ligje antikushtetuese, duke shpërfillur dhe injoruar ligje kushtetuese. Mbi të gjitha, Edi Rama ka kryer krime të përbindëshme zgjedhore, duke blerë vota dhe duke shantazhuar zgjedhësit, dhe më e rënda, ai ka përzgjedhur si deputetë të Partisë Socialiste eksponentë të mafias shqiptare, me të cilët sot drejton qeverinë shqiptare. Provat për këto krime serioze të Kryeministrit tashmë janë publike.

Të gjitha krimet e kryera nga Kryeministri Edi Rama kanë karakter masiv, ato nuk kanë ngjashmëri me krimet individuale ose me krimet e kryera nga organizatat kriminale. Përmasat e krimeve të tij i tejkalojnë ato, pasi viktima të këtyre krimeve janë shtresa të gjera të shoqërisë shqiptare. Llojet e këtyre krimeve nuk ngjajnë me vjedhjen ose grabitjen që kryen një hajdut vetmitarë, ose një grup i strukturuar kriminal. Pasojat e krimeve të Kryeministrit Edi Rama kanë karakter masiv, sepse janë drejtuar kundër një numri të konsiderueshëm popullsie. Në këtë tekst do të analizohet vetëm njëri prej këtyre krimeve, i kryer me gjakftohtësi nga Kryeministri, përgjatë viteve 2015-2017.

***

Është fjala për Organizimin dhe Zbatimin e Planit Kombëtar për Kultivim dhe Trafikim të Drogave të Lehta dhe të Forta.

Plani i Kryeministrit Edi Rama ishte i thjeshtë: organizo, zbato dhe moho gjithçka nëpërmjet një propagande shfrenuese. Sigurisht, e gjitha kjo e kombinuar me një luftë të paskrupullt kundër çdo kundërshtari që i del përpara, përfshirë edhe jetë njerëzore. Në krye të Ministrisë së Brendshme emëron një delikuent ambicioz si Saimir Tahiri, që nuk e ka për gjë të përfshihet direkt në trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali, si pjesë e një klani kriminal me lidhje gjaku, të cilëve u krijon një infrastrukturë tejet efikase shtetërore, duke vënë në dispozicion edhe mjetet e tij private, si Audi AA003GB dhe jahtin e tij.

Dritan Zagani, një oficer i thjeshtë i antidrogës denoncon me fakte përfshirjen e pacipë të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në këtë trafik kriminal. Saktësisht për këto arsye, ky oficer dinjitoz sulmohet dhe denigrohet direkt nga Kryeministri Edi Rama, për fat të keq, në prani të Ambasadorit amerikan Donald Lu dhe Ambasadores së Bashkimit Europian Romana Vlahutin. Kur Prokuroria Italiane e Katanias arreston Anëtarët e Grupit Kriminal të Habilajve, pjesë e të cilit ishte edhe Saimir Tahiri, Ministri i Brenshëm i Shqipërisë, Edi Rama e mbron publikisht Ministrin e tij nëpërmjet shumicës parlamentare. Edhe sot e kësaj ditë delikuenti Saimir Tahiri vazhdon të shijojë lirinë, duke shantazhuar Kryeministrin Edi Rama me provat që ka grumbulluar për bashkëpunëtorët e tij përgjatë kohës që zbatohej Plani Kombëtar për Kultivimin dhe Trafikimin e Drogave.

Fatmir Xhafa, Ministri i Brendshëm që pasoi delikuentin Saimir Tahiri, një eksponent i lartë i Partisë Socialiste, një ish hetues në kohën e Diktaturës Komuniste, fatalisht dhe indirekt, rezulton i lidhur me Kultivimin dhe Trafikimin e Drogave nëpërmjet të vëllait Agron (Geron) Xhafa. Një audiopërgjim autentik falë një pune lavdëruese investigative del në publik, ku provohet se vëllai i Ministrit të Brendshëm, jo vetëm që rezulton i dënuar në Itali si pjesëtar i një Organizate Kriminale, dënim që kishte marrë formë të prerë, por që vazhdonte lirisht punën si trafikant në qytetin port të Vlorës, tashmë i mbështetur edhe nga policia e vëllait Ministër i Brendshëm.

Menjëherë, Kryeministri Edi Rama hidhet në mbrojtje të Ministrit Fatmir Xhafa, duke i dhënë këtij të fundit “alibinë” dhe dorë të lirë në manipulimin e audiopërgjimit, në fabrikim dëshmitarësh të rremë, në kërcënim dhe zhdukje dëshmitarësh. Skenat dhe përgjimet e dyfishta të kriminelëve që edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jenë nën uniformën e Oficerit të Policisë janë të denja vetëm si skenare të filmave me mafiozë, por që për fat të keq, në rastin tonë janë ngjarje, dialogje dhe skena reale; jo skenar fiction.

Kultivimi dhe Trafikimi Masiv i Drogave përgjatë viteve 2015-2017 përfshinë gjithë territorin e Shqipërisë. Organizimi është perfekt, i mirëstudiuar deri në detaje. Shefa Komisariatesh, Oficerë Krimesh, Oficerë Antidroge marrin në patronazh zonat e kultivimit, ku bashkë me Financuesit e Projektit, ofrojnë mbrojtje “policore” të parcelave me hashash nga Jugu në Veri. Me qindra mijëra të rinjë, gra, burra dhe fëmijë përfshihen si punëtor krahu në plantacionet e hashashit. Të tjerë pjesëtar të grupeve kriminale merren me transportin, magazinimin, dhe në fund trafikimin, kryesisht drejt vendeve fqinjë Greqi dhe Itali. Sipas një Raporti periodik që Shërbimi Informativ i Shtetit dërgon në Institucionet kryesore, mbi 100 Oficerë të Lartë Policie rezultojnë të përfshirë direkt në Kultivimin dhe Trafikimin e Drogave.

***

Ky është momenti ku duhet ndalur. Në të vertetë, kjo është prova direkte që e fundos Kryeministrin Edi Rama, duke e damkosur përjetësisht, jo vetëm si një kriminel keqbërës, por edhe si Kryeministri që punoi kundër interesave kombëtar, si organizator të Planit Kombëtar për Kultivimin dhe Trafikimin e Drogave në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama e injoron këtë Raport Zyrtar Periodik të Institucionit kryesor që është i ngarkuar për të mbrojtur sigurinë kombëtare. Edi Rama nuk merr pjesë në Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke u tallur me Presidentin e Republikës. Kjo ndodhë qartësisht në shkelje të detyrës së shenjtë që ka Kryeministri, sepse në çastin që Raporti i SHISH mbërrinë në Zyrat e Presidentit dhe Kryeministrit, është detyrë e Qeverisë që të veprojë menjëherë. Qartazi, Kryeministri Edi Rama jo vetëm që nuk vepron, por e injoron faktin, e mohon faktin, mbi të gjitha tallet publikisht me krimet që po konsumoheshin po publikisht nga Organizatorët e Planit Kombëtar për Kultivimin dhe Trafikimin e Drogave.

Ky Raport gjendet në Zyrat e Shtetit Shqiptar, ai përmban emra dhe mbiemra të Oficerëve të Policisë së Shtetit, kontakte të tyre, emra kriminelësh dhe personash, numra telefoni, ngjarje konkrete; numrin e personave të përfshirë në këto krime serioze, sasinë e drogave të kultivuara dhe të trafikuara, gjendjen stock, mbiprodhimin e vitit, shifrat se sa është trafikuar, sa është kapur nga Policia greke dhe italiane.

Kryeministri Edi Rama jo vetëm që ka patur informacion të dorës së parë se çfarë ndodhë realisht në territor, por sipas shumë provave të kryqëzuara, ai del qartësisht si organizatori kryesor i Strategjisë Kombëtare të Drogave. Më vonë, sipas informacioneve të tjera, të kryqëzuara me ngjarje, data dhe personazhe, Kryeministri Edi Rama del i përfshirë direkt në ngjarjet kryesore kriminale të ndodhura shumë vite më parë, por sidomos dhe veçanarisht sot, si përgjegjësi kyç i disa Labaratorëve të Drogave të Forta që kanë funksionuar dhe akoma fuknsionojnë në Shqipëri, si dhe përfituesi kryesor (aksioneri kryesor) i përfitimit nga ky trafik i heroinës dhe kokainës.

Në të vertetë provat janë sheshit. Do të mjaftonte që dikush t’i administrojë ato, dhe t’i dërgojë para një Gjykate të Pavarur.

Kombinimi i frikshëm i Kultivimit dhe Trafikut të Drogave me blerjen dhe shantazhin kriminal të Trafikut të Votave, shoqëruar edhe me plaçkitjen e hapur të parave publike dhe qeverisjen e keqe; dhuna dhe terrori i hapur kundër gjysmës së popullsisë, përçarja dhe shqyerja e bashkëjetesës qytetare (ndarja e tyre në “ne” dhe “ata”), evokimi dhe riciklimi i metodave dhe elementëve të Sigurimit të Shtetit, shkeljet e rënda kushtetuese, rrezikimi i pluralizmit politik, ngritja e mashtrimit publik në sistem, varfëria e tejskajshme, por mbi të gjitha, caktimi i datës 30 Qershor si dita e Përplasjes së Madhe mes dy gjysmave të popullsisë, përbëjnë atë çka mund të përkufizohet sot portreti i Kryeministrit Edi Rama.

***

Sipas disa informacioneve serioze, ekspertë shqiptarë dhe të huaj kanë të gjitha rekordet për krimet e pështira që ka kryer Kryeministri Edi Rama. Elemente kyçe që përbëjnë meritat e çështjes më serioze në Historinë e Shqipërisë tashmë janë vlerësuar dhe presin dritën jeshile. Me gjasë, Edi Rama po lihet i lirë edhe për disa ditë që të konsumojë deri në fund krimin e tij, në mënyrë që të sigurohen prova edhe për bashkëpunëtorët e tij në krim. Qartësisht kësaj rradhe, krimineli i veshur me kostum Kryeministri nuk mund të tolerohet, për më tepër kur në lojë janë fatet e shtetit shqiptar, popullit shqiptar dhe rajonit të Ballkanit.

Me gjasë, këto janë ditët e fundit të mbretërimit të kllounit Edi Rama në Shqipëri.

Artikulli paraprakFatos Nano solidarizohet me protestën, përshëndet banorët e Unazës së Re…
Artikulli tjetërBasha: 30 qershori është varreza politike e Edi Ramës!