Noka në përgjime: Keshi shpërndante paratë me thasë, kush nuk pranonte kërcënohej

Ish-deputeti demokrat Flamur Noka ka komentuar përgjimet e publikuara në gazetën gjermane “Bild”, ku në një bisedë telefonike mes kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarit socialist Arben Keshi, përmendet edhe Famur Noka si kreu i një grupi prej 50 personash që dhunonin votuesit socialistë.

“Janë gjëra banale, nuk dua të hyj në këtë histori”, ka thënë shkurt Noka në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv, ndërsa ka vijuar me akuzat për kryeministrin Rama dhe Arben Keshin.

“Ka pasur përplasje nga qytetarët dhe njëri nga ata që merrej me shitblerjen e votës. Incident normal siç ndodhin në datën e zgjedhjeve. Kam qenë dëshmitar i kësaj maskarade 3 muaj. Qarkullonte nga mëngjesi në darkë me thasë me para.

Kush nuk pranonte para kërcënohej, prandaj kemi dalë. Dhe ky shefi i komisariatit u gradua pastaj, u ngrit. Ishin të gjithë ushtarë politikë dhe jo punonjës të shtetit.

Informacioni ishte që Arben Keshi nga mëngjesi në darkë trokiste në derë të banorëve për të shpërndarë para me lista. Kush nuk pranonte kërcënohej. Del edhe një gjë tjetër që ata kishin parcelat me kanabis, dhe diheshin që pronarët ishin Arben Keshi dhe Robert Ago”, tha Noka.

Noka ka rrëfyer si Partia Socialiste shantazhonte dhe intimidonte votuesit duke ofruar thasë me para.

“Ajo që është thelbësore dhe alarmante në këtë situatë është që pas cdo përgjimi, fshihen qeveritar të lartë të pushtetit dhe kulmojnë me përfshirjen e kryeministrit, ministrave dhe deputetëve.

Blerja e votës nuk ka qenë spontane apo e lokalizuar diku, po dalin çdo ditë dhe Bild po i bën publike, pasi gjithcka është e kapur nga Rama në Shqipëri. Skandalet janë ulëritëse ku përfshihet direkt kryeministri në blerje, manipulim dhe shantazhim. Vjedhja e votave ka qenë e instrumentalizuar nga krimi në pushtet dhe arkitekti ka një emër; Edi Rama. Unë kam qenë dëshmitar i një ngjarje të tillë.

Kishim informacione nga banorë të zonës nga qytetarë të Maqellarës, cdo ditë që intimitoheshin dhe kërcënoheshin nga ky Arben Keshi, shefi i komisariatit Robert Ago, kush nuk pranonte blerjen, ishin dy persona, zyrtarë të lartë të shtetit, i vërtetojnë përgjimet.

Ju dëgjoni Arben Keshin, por është edhe Ago, që kishte shkuar derë më derë dhe paguanin para dhe kush nuk pranonte këta e kërcënonin. Kam pasur atë ditë disa qytetarë me vete dhe doja t’i ballafaqoja pse i kërcënoni?

Ata kërkonin që t’i ballafaqonim pasi u kërcënuan nga këta dy persona. Dhe unë isha i detyruar t’i kontaktoj. Kisha një informacion se thasët me para i kishte në makinë dhe e pranon edhe vetë ai se iku për dy minuta, se mund ta kishim kapur me thasët me para.

Kishte mes banorëve dhe njërit prej ushtarëve të këtyre që merrej me shit blerjen e votave. Incident normal sikur ndodh në fushatë. Isha dëshmitar i kësaj maskarade. Atë ditë dolëm se kishim informacion se kishte thasë me para.

Më pas shefi i komisariatit u gradua, ndërsa për këtë Keshin nuk kam informacion. Në përgjime te tjera del se këta të dy kishin të gjithë zonën në patronazh për kanabisin”, tha Noka.

Artikulli paraprakVoltana Ademi: Rama po vazhdon një lojë të sëmurë, unë nuk do të dalë nga zyra ime…
Artikulli tjetërBasha i prerë pas skandalit të përgjimeve: Asnjë negociatë me krimin, largim i Ramës!