Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas përpjekjeve të policisë së Shtetit për të shpërthey dyert e një prone të bashkisë ku ishte programuar të bëhej KZAZ.
Ademi ka dalë në një konferencë për shtyp në Bashkinë e Shkodrës. Ajo ka denncuar skenarët e policisë për të pushtuar pronat e bashkisë Shkodër.
Disa persona kanë tentuar të shpërthejnë derën e Pallatit të Sportit. Edi Rama nuk do t’ja dalë të nënshtrojë Shkodrën dhe shkodranët për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Pyetje: Çfarë ndodh në KZAZ e tjera në Shkodër?
Dje në mëngjes kemi dërguar letër policisë së Shtetit, ku kërkojmë mbështetje për lirimin e ish-KZAZ, kudo ku ato janë. Kemi informuar që do e kërkojmë mbështetjen në momentin e duhur. Dua të them, se e kemi vënë në dijeni policinë në mbështetje të ligjit. I kam dërguar tjetër letër prefektit të qytetit dhe policisë, duke kërkuar lirimin e KZAZ. S’mund të jenë në funksion të dhunës. Shkodra dhe Shqipëria duhet të jenë të lira. Larg dhunës dhe larg cënimit të institucioneve të shtetit. Unë po kërkoj të ruhet qetësia.
Ndërkohë, përplasjet kanë vazhduar edhe ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Njësoj si dje, simpatizantët e Partisë Demokratike nuk kanë lejuar hapjen e derës së KZAZ nr. 2 në kryeqendrën e veriut.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, në momentin që anëtarët e KZAZ-së kanë shkuar për të hapur derën e bllokuar janë ndaluar nga policia bashkiake dhe simpatizantë të PD-së.
Ne këtë moment ka ndërhyrë policia e rendit, teksa nuk kanë munguar debatet, tensionet dhe shtyrjet mes efektivëve.
Incidentet kanë ndodhur pasi kryebashkiakja, Voltana Ademi vendosi të zbatojë dekretin e presidentit Ilir Meta.