Përgjimet tregojnë se Rama, qeveria e tij dhe PS kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal për të marrë pushtetin dhe…

• Përgjimet tregojnë se Edi Rama, qeveria e tij dhe PS kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal për të marrë dhe mbajtur pushtetin në mënyrë të paligjshme.

• Edi Rama, Damian Gjiknuri, Pjerin Ndreu, Vangjush Dako e me rradhë duhet të ishin sot në burg për vjedhjen e votave.

• Për shqiptarët tani është e qartë se nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër dhe pa nxjerrë para drejtësisë ata që vodhën votat.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild janë radiografia e vjedhjes së zgjedhjeve, vepër për të cilat që nga Edi Rama, Damian Gjiknuri, Pjerin Ndreu, Vangjush Dako e me rradhë duhet të ishin sot në burg.

Durrësi dhe Dibra janë dy krime të rënda elektorale, që vërtetojnë se Edi Rama di vetëm të vjedhë, të kërcënojë, të shantazhojë e të blejë vota, duke përdorur krimin, policinë dhe administratën.

Por Durrësi dhe Dibra nuk janë thjesht dy krime të shkëputura dhe rastësore. Përgjimet faktojnë se vjedhja e zgjedhjeve, në bashkëpunim me krimin, është një skemë e ngritur nga Edi Rama dhe e zbatuar nga bashkëpunëtorët e tij.

Edi Rama, Qeveria dhe Partia Socialiste kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal për të marrë dhe mbajtur pushtetin në mënyrë të paligjshme.

Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu, Ulsi Manja, Saimir Tahiri, Taulant Balla, Arben Keshi, Drini Gjeçi, Artan Gaçi, Sali Skura, Bekim Krashi dhe çdo person tjetër që i garanton Edi Ramës funksionimin e skemës së tij kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve janë sot e kësaj dite të pandëshkuar nga drejtësia.

Të gjithë janë të shpërblyer me poste dhe detyra të larta shtetërore, nga vetë Edi Rama, i cili si autori dhe urdhëruesi dhe përfituesi kryesor i kësaj skemë, ka dal garant që politikanët dhe bandat që bashkëpunojnë për të vjedhur zgjedhjet, të jenë mbi ligjin e drejtësinë dhe të mos ndëshkohen.

Në vend që Pjerin Ndreu të ishte para drejtësisë, për kërcënimet kriminale ndaj votuesve, ai sot është promovuar nga Edi Rama si kandidat për Bashkinë e Lezhës.

Në vend që Vangjush Dako, të ishte në burg për bashkëpunim me krimin dhe bandat, po gëzon pension të qetë politik, i pandëshkuar. Cdokush nga kupola e krimit, me të cilin Edi Rama ka blerë dhe kapur pushtetin në mënyrë të paligjshme, është i pandëshkuar nga drejtësia.

Përgjimet tregojnë se vetë Edi Rama duhet të ishte para drejtësisë. Ai është arkitekti i vjedhjes së zgjedhjeve, krimineli gjakftohtë që është i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për pushtetin dhe pasurinë e tij personale.

Kjo është arsyeja pse Edi Rama mori nën kontroll të plotë prokurorinë, pasi një prokurori e pavarur do të kishte hetuar këto qindra prova të gatshme dhe do ta kishte kërkuar dënimin me burg të Edi Ramës dhe çdo krimineli tjetër që ka marrë pjesë në zbatimin e skemës së tij për vjedhjen e zgjedhjeve.

Prej tre vjetësh, prokuroria nuk bën asnjë hetim, nuk ka thirrur një herë të vetme një prej politikanëve që shqiptarët i kanë dëgjuar vetë sesi shesin, blejnë, kërcënojnë, shantazhojnë qytetarët në emër të pushtetit të vjedhur të Edi Ramës.

Për shqiptarët tani është e qartë se nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër dhe pa nxjerrë para drejtësisë ata që vodhën votat.

Kolegët Alibeaj dhe Gjata do të sqarojnë opinionin publik më konkretisht se ëfarë veprash penale ka kryer grupi i strukturuar kriminal, i drejtuar nga Edi Rama për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër.

gjiknuri bild

gjermani 2

Artikulli paraprakBiba i Ramës kërcënon me burg kryebashkiakët…
Artikulli tjetërEdi Rama është në grahamat e fundit, më 21 Qershor të gjithë në shesh…