Shqipërisë i vënë veton për negociatat, psikopati: Lajm i mirë….

Katër vende janë skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë, konfirmoi këtë të martë eurokomisioneri Johanes Hahn. Ndërsa, dhoma e ulët e parlamentit holandez ka hedhur poshtë hapjen e negociatave me Shqipërinë, raportoi VOA.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, kryeministri Edi Rama shprehet se takimi në Luksemburg ishte pozitiv. Deklaratën e bën në një postim në Twitter, ku si përherë sulmon dhe opozitën.

“Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes, që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës, për të bllokuar negociatat me sharje, kërcënime, molotovë e përgjime baltosëse ,Shqipëria po reziston. Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30 qershor”, shkruan ai.

Artikulli paraprakBE i mbyll dyert Ramës: Nuk ka hapje negociatash me Shqipërinë!
Artikulli tjetërReagon PD: Nëse Rama do të vazhdojë të jetë në krye të vendit, dera e Europës për shqiptarët do të qendrojë e mbyllur