Tahiri ka emëruar në Rinas ekspertin e vjedhjeve bankare

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një mesazh të një oficeri, i cili shkruan se, Tahiri ka emëruar përgjegjës turni të kontrollorëve në Komisariatin e Rinasit ish-drejtorin e Sigurimit në Bankën e Shqipërisë në kohën kur u vodhën 7 milionë euro. “Oficeri dixhital informon: Saje qorri dërgoi në Rinas ekspertin e madh të vjedhjeve bankare Eduard Sinani, ish-drejtorin e Sigurisë së Bankës së Shqipërisë në kohën kur u vodhën aty 7 milionë euro! sb”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar mesazhin e oficerit dixhital.
“Eduart Sinani, lindur me 08.08.1968 në Tiranë ka mbaruar juridikun me korrespondencë. Ka punuar si shoqërues i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nga viti 2004 deri në 2008. Në vitin 2008 emërohet drejtor i Sigurimit në Bankën e Shqipërisë deri në vitin 2014, ku në gusht të këtij viti shkarkohet pas skandalit të vjedhjes së Thesarit në Bankë. Aktualisht është me detyrë përgjegjës turni i kontrollorëve në Komisariatin e Rinasit prej afër 8 muajsh”, shkruan oficeri dixhital.
Ndonëse kanë kaluar më shumë se tre javë nga grabitja e 10 milionë eurove në pistën e  Aeroportit të Rinasit, ende nuk ka asnjë të ndaluar nga policia. Prokuroria e Krimeve të Rënda, aktualisht është e fokusuar tek grabitësit, por ende nuk ka asnjë gjurmë për gjetjen e tyre.

Artikulli paraprakShpërthen në flakë një “Land Rover” në Tiranë
Artikulli tjetërGjykata i sekuestron 2 milionë euro një shtetasi anglez