Në përgjimet 9 dhe 10 të publikuara nga Bild mbrëmjen e sotme, shfaqet Imer Lala duke biseduar me ish-ministrin Damian Gjiknuri dhe më pas me familjarë të tij dhe një të panjohur.
Momenti interesant është ai kur Lala flet mbi takimin që do të bëjë në zyrën e të madhit, ndërsa aludohet se mund të jetë Edi Rama.
Lala pyet se si është veshur, më pas se do të shkojë te zyra e madhe.
Përgjimi 9
Damian Gjiknuri: Alo…
Imer Lala: A je duke ardhur 5 minuta, si i ke punët…
Damian Gjiknuri: Hajde pimë ndonjë kafe këtej, ku je…
Imer Lala: Kam mbledh njerëzit që të ndajmë këto monitorimin…
Damian Gjiknuri: Ku jeni, te kioska aty jeni…Te lokali jot
Imer Lala: Eeeeee, mos u vono të lutem.
Përgjimi 10
Imer Lala: Rata, do shkoj me një zyrë të madhe ( Ndoshta te zyra e Edi Ramës), a thua jam vesh mirë apo…
Gruaja: Po mirë mo mire.
Imer Lala: Ma fut në karikim se do iki.
Gruaja: Po po, e kam kariku pa merak.
Imer Lala: Kur do të dalësh ti.
Gruaja: Unë jam këtu tani.
Imer Lala: Mirë, nga ora 11:30.
Gruaja: Në rregull
Biseda e dytë
Vajza: Po ti ku je, përveçse u çove nga kafja.
Imer Lala: Unë kam një takim në 10:30 me “atë burrin”, unë do të shkoj ta takoj atë në një zyrë
Vajza: Kuptova.
Imer Lala: Do i shkoj në zyrë, sa të dalë do ta bëj telefon se pastaj jam për Pogradec.
Biseda e tretë
Imer Lala: O zotëri ku je mo, se i rashë telefonit dhe…
I panjohuri: E kam mbyll atë.
Imer Lala: E ke mbyll atë numër.
I panjohuri: E njiherë për nji herë, s’kam ca me bo
Imer Lala: Hej isha te ai babloku i madh (Edi Rama), tani dola
I panjohuri: PO…
Imer Lala: Isha me Qifen para. Ti mos e rruj leshin për asnjë gjë.
I panjohuri: Unë ëëë.
Imer Lala: Hajde se do vijë atje unë.