Lala, kreu i organizatës kriminale: Ua jepni kartat se kemi maru punë…

Kanë dalë të tjera videopërgjime të Dosjes 184, të publikuara nga gazeta gjermane BILD. Në bisedë është Imer Lala i njohur si kreu i organizatës kriminale në Dibër, i cili kapet duke folur me një person të panjohur, i cili mban peng karta e qytetarëve.

Gjatë bisedës dëgjohet që i panjohur i kërkon leje Lalës që t’u japë apo jo kartat e identitetit qytetarëve.

Ja biseda:

0682300268: O vlla.

Imer Lala: Ça bone??

0682300268: Shefki Xhurra, a t’ia jap ato kartat a të mos ja jap?

Lala: Jepja, jepja …

0682300268: T’ja jap, ok.

Lala: Kunati me gruan kanë ardh, se vetë nuk shstë këtu ai…

0682300268: Mirë mo…

Lala: Jepja…

0682300268: T’ja jap kartën se jam kam majt këtu..

Lala: Jepja, jepja …

0682300268: Kom maru punë me ta unë, po a tja jap…

Lala: jepja, jepja…

0682300268: Ok ciao…

Në videon numër 5 dëgjohet biseda që Imer Lala babai i deputetes Rema Lala bënë me nipin e tij Elio lala. Biseda ka të bëjë me një video të regjistruar nga emisioni investigativ Fiks Fare, i vcili ka kapur disa persona duke shpërndarë lekë në fushatë. Nipi është i shqetësuar dhe këtë shqetësim e ndan me xhaxhanë e tij. Gjithashtu ai i thotë që ka kontaktuar edhe një person i cili i ka thënë se video  e regjistuar nga FIKSi nuk përbën provë.

Përgjimi

Imer Lala me nipin e tij bised telefonike.

Elio Lala: O xhaxha.

Imer Lala: Hë mo xhaxha.

Elio: A po pushon.

Imer Lala: Po.

Elio: Jo të mora në telefon të të pyesja a e ke parë atë Admir Truke, se dje te Fiksi kanë nxjerrë Nehatin, kshu, kurse sot mund të dal një video që është me lekë nëpër duar, ke parasysh

Imer lala: Aaaa.

Nipi: Edhe thashë ta pyes njëherë sesi vepron policia pas videos, e arreston a çfarë bënë

Imer lala: Po ik e takoje njeherë.

Nipi: E takova, se ia mora Ejsit numrin.

Imer lala: Jo mo, se ajo nuk quhet prove.

Elio Lala: Po kështu më tha edhe ai mos e rruj…. Mirë hajt, qenke lodh mo.

Imer Lala: Jam lodh shumë. Më dhemd në fund të shpinës në krahun e djathtë kocka.

Eljo Lala: Po a pive një nga ato advils.

Imer Lala: Do ta jap prapë sot atë videon eee.

Elio Lala: Mund të jetë video tjetër.

Imer lala: Çfarë do të jetë.

Elio Lala: Ishte i infiltruar ai, ishte i përgatitur, e ndoqa sot, kanë vajt e kanë marrë ata të FIKSIT

Imer lala: Ata të fiksit eee

Elio Lala: Po mo, kanë vajt e kanë marr me benz të zi.

 

Artikulli paraprakYmer Lala flet për takimin në zyrën e Edi Ramës: “Ti mos e rruaj për asgjë”….
Artikulli tjetërPërgjimet/ Ulsi Manja-shefit të komisariatit: Jam me kryeministrin, kemi menu të çojmë ma lart…