Dorëzohu Edi!
Red VARAKU
Mos dëgjo Elisën! Nuk ke ku shkon! Po të vjen fundi. Dhe këtë herë është vërtet fundi në të gjitha kuptimet. Tani je i kapur në çark si miu. Nuk ke se ç’bën më. Askush nuk të ndihmon dot!
As fjalimet poetike për dashurinë e thellë që ti ke për këtë popull, djemtë dhe vajzat e të cilit i degdise si shërbëtorë nëpër botë .
As qelbësirat, sepse ata janë besnikë vetëm të parasë dhe për ata ti nuk ke qenë tjetër vetëm se prostituta e rradhës me të cilën kanë bërë para dhe pushtet.
As paratë që i ke vjedhur në xhepin nga puna dhe gjaku i Ardit Gjoklajt dhe sivëllezërve të tij. Janë para që nuk kanë asnjë vlerë, sepse të gjitha do të të bllokohen dhe sekuestrohen.
As policët, të cilët i poshtërove duke i detyruar të ulnin kokën dhe t’i shërbenin atyre që në fakt e kanë vendin në qeli.
As SHIK-u, i cili nuk e fsheh dot më erën e qelbur të kufomave që solli mbretërimi yt kriminal.
As gjykatat nuk do të binden më, sepse ndryshe edhe ata do të kenë fundin tënd të zj-artë.
As KQZ-ja, me bibat e saj sepse edhe bibat e kanë të qartë që nëse vazhdojnë në këtë rrugë ata i djeg i njëjti zjarr edhe në kuptimin fizik.
As ‘miqtë’ ndërkombëtarë, që i ke blerë me para gjaku, tashmë nuk të mbrojnë dot më, sepse atyre tani i duhet të mbrojnë veten nga akuzat për megakorrupsion, ngaqë kanë mbështetur një klloun kriminel si puna jote.
As ca gazetarë dhe servilë të tu, të cilëve mbrëmë iu ishte tharë pështyma dhe kërcenin pupthi si kangurë nga njëri argument në tjetrin nga sikleti.
As bandat e militantëve-gangsterë të cilët janë strukur të trembur. Ata kanë filluar të mendojnë për pasardhësin tënd.
I ka dalë era kësaj pune ‘vlla’.Ti e di mirë që tani asgjë nuk varet më nga ty. Thjesht, po pret si një monark i përmbysur të të presin edhe kokën dhe t’ia hedhin ‘qenve të bashkisë’.
Por, mendoj se ke kohë akoma për të shpëtuar veten nga fustani që kanë bërë gati për ty nëse ti vazhdon me këtë mendjemadhësi, pasi nuk është se kështu e shmang fundin.
Përkundrazi, e bën fundin shumë më dramatik. Sigurisht, mund ta shtysh pak në kohë, ca muaj ndoshta, por në fund të garantoj që do të përfundosh më keq se Ghedaffi.
Kështu, që ik sa je në kohë. Se ç’do ndodhë me ty pas ikjes nuk është më problemi askujt.
I vetmi hall që do të mbetet është kjo Shqipëri që ti na lë trashëgim, kjo Shqipëri që ka surratin dhe erën tënde të fëlliqur në çdo cep, kjo Shqipëri gati e vdekur në të gjitha pikëpamjet.
Problemi është dhe klasa politike që do vijë pas teje, e që do të marrë në dorë fatet e kësaj Shqipëri.
Ndaj mendoj që t’i dhe qelbësirat e tua duhet të marrin një ndëshkim shembullor.
Të gjithë duhet ta kenë të qartë se ç’do të thotë të mos e marrësh seriozisht dhe me përgjegjësi një detyrë shtetërore.
Që pas teje askush të mos e mendojë më të guxojë të luajë me dinjitetin e shqiptarëve .
Por, le t’i marrim gjërat me radhë. Të të zbresim njëherë ty me turp nga froni. E di që kjo të dhëmb shumë . Por, kësaj rradhe vetëm turpi nuk mjafton. Jo, jo!
E bëmë një herë këtë gabim në 1990. Ti duhet të japësh llogari për krimet e tua që si thika pas shpine ja ngule këtij kombi, pastaj duhet të përballesh me makthet e tua.
Duhet patjetër të të japim ty dhe zagarëve të tu një ndëshkim egzemplar, që jo thjesht të të rrëzojmë, por të varrosim përfundimisht trashëgimine tënde dhe të etërve të tu.