Arma që dispononte viktima i përkiste Besmir Qebinit, zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Doganave, por ajo u zhduk nga policia. Denoncimi është bërë nga një qytetar nëpërmjet një mesazhi dërguar ish-Kryeministrit Berisha. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, mësohet se Ardian Çipa, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i fsheh provat me urdhër të ministrit Saimir Tahiri. Po kështu, në mesazhin e qytetarit flitet për lidhjet e viktimës Elton Çiço me kreun e Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi dhe Besmir Qebinin.
“Oficeri dixhital informon: -Arma që fshehu polici në vendngjarje në lokalin ku u vra Elton Çiço, nga ekspertiza rezulton se është e Besmir Qebinit. -Saje qorri po fsheh të dhënat e ekspertizës tek Ardian Çipa nga Prokuroria! Sb”, shkruan Berisha duke publikuar të plotë mesazhin e qytetarit.
“Përshëndetje doktor. Arma që fshehu polici në vendngjarje ku u vra Elton Çiço nga ekspertiza rezulton e se është arma e Besmir Qebinit ushtarit të Shullazit, ish-nëndrejtorit të policisë për Tiranën aktualisht zëvendësdrejtor i doganave të Shqipërisë! Këto të dhëna i janë dërguar Ardian Çipës, i cili me urdhër të ministrit nuk i dorëzon në Prokurori. Po shtoj se Elton Çiço, ka në pronësi të tijën lokal bar XXL përballë “Gjuhëve të Huaja” në emër të e vëllait të tij Antonel Çiço ky i fundit në burg në Angli për trafik droge. Eltoni ka qenë 4 vjet i dënuar në Francë dhe 2 vjet në Greqi për trafik droge dhe ka një çështje në gjykim në Itali për “Associazione Delinquera”.
Është djali i tezes se Tërmet Peçit–Kryebashkiak në Tepelenë. Eltoni është shoku më i ngushtë i Besmir Qibinit. Islam Qibini i ati i Besmirit është djalë teze me Edmond Targaj. Eltoni është një prej kokave që drejtonin çunat e Tepelenës që janë dërguar prej tij dhe marrë nga Edmond Targaj në Dibër”.
Para pak kohësh, ish-kryeministri Berisha denoncoi publikisht kapjen e Shërbimit Sekret në Ministrinë e Brendshme dhe doganat nga Emiliano Shullazi, nëpërmjet avokatëve të tij, drejtorit të SHKB-së, Arben Skëndo dhe Zamir Shtylla. Duke ju referuar mesazhit që i ka dërguar një oficer i Policisë Gjyqësore, Berisha zbulon edhe skemën e kësaj kapje. Besmir Qebini me lidhjet e tij nuk ndalen tek Shullazi, por tek drejtori i SHKB, Arben Skëndo, i cili bashkë me ish-zëvendësuesin e tij, Zamir Shtyllën ka qenë avokati i Emiliano Shullazit. Zamir Shtylla tashmë punon me Besmir Qebinin, duke bërë lekë me thasë në dogana. Besmiri është një mik me Arben Skëndon, drejtori i Përgjithshëm i SHKB. Kam shumë fakte se si Arben Skëndo e ka mbrojtur Besmirin, kur mbulonte aksidentet rrugore në kohën, kur ishte shef qarkullimi.
Dhe sa për Arben Skëndon në rast se një oficer policie do të bënte Sk1 Sk2 për Shullazin, Arben Skëndo do e thërriste në ministri për t’i bërë presion që të mbyllte gojën se po shkel në dërrasë të kalbur. Edhe për bombën që ju vendos babait të ministrit të Brendshëm, me shumë guxim kam përpiluar informacion që bombën e vendosi ushtari i Shullazit, por kërcënimet erdhën nga drejtori i Përgjithshëm i SHKB, që “policia duhet të mendojë se bombën e vendosi familja Gjuta”. E kuptoni zotëri se çfarë mafie është. Janë mbytur policët e pafajshëm OPGJ dhe shefat e vegjël, se Besua që s’di të shkruajë emrin e vet dhe ka frikë të mbajë armën me vete, por ja jep të fortit të lagjes ngjitet në karrierë, kjo është fytyra e kupolës së policisë”, shkruante oficeri i Policisë Gjyqësore.