Shkodra vijon të jetë në shtetrrethim. Mbi 800 forca Speciale sepse Edi Rama është në panik dhe i tmerruar.
Qindra forca polcore dhe të RENEA patrullojnë në qytet dhe uhstrojnë kontrolle të imtësishme përfshi edhe gratë e fëmijët.
Kryeministrit Edi Rama edhe pse ju refuzua vizita në Shkodër jo vetëm nga kryebashkiakja Voltana Ademi, por edhe nga vetë shkodranët, me kokëfortësi vendosi që të vizitojë qytetin verior mbrëmjen e sotme.
Por i ndërgjegjshëm dhe i vetëdijshëm se me shkodranët nuk ka trima, Rama jo vetëm ka dërguar forca të shumta policie, por edhe ka urdhëruar që të ushtrohet terror dhe kontroll mbi të gjithë qytetarët madje dhe mbi fëmijët.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihet se sa i frikësuar është Rama para se të shkojë në Shkodër. Siç shihet edhe në video, policët po ushtrojnë kontrolle të imtësishme edhe mbi fëmijët, sikur këta të fundit të ishin anëtarë të rrezikshëm të bandave kriminale.
Kryestari i bashkisë Pukë dhe drejtorët e bandës së rilindjes kanë urdhëruar me presion të gjithë adminsitratën për të marrë pjesë në takimin e Ramës në Shkodër
atyre u është bërë presion se do hiqen nga puna nëse nuk paraqiteshin në takimin e Ramës.