Kryemadhi: Rama kërkon të krijojë rrëmujë që të shpëtojë kokën e vet…

Në një lidhje direkte për emisionin Opinion, kryetarja e LSI është shprehur e bindur se, më 30 qershor nuk mund dhe nuk do të ketë zgjedhje.

Duke komentuar dekretin e presidentit, ajo u shpreh se pas botimit në Fletoren Zyrtare ai ka fuqi zbatuese për të gjithë.

“Në momentin që dekreti betohet në fletoren zyrtare, ka fuqi zbatuese. Ky zotëria meqë nuk e njeh dekretin e presidentit, le ta çojë në gjykatën e Tiranës, në gjykatën e Apelit. Nuk e ka bërë se kërkon të krijojë një rrëmujë që të shpëtojë kokën e vet.

Unë si fallxhore që jam, di të them se më 30 qershor mund të bëjë votime për kryetarin e PS-së, u shpreh Kryemadhi.

“Më 30 qershor janë zgjedhjet për kryetar bashkie”, deklaroi kryetarja e LSI.

“Më 30 qershor Tirana do të votojë për Erion Veliajn”, u shpreh Blendi Fevziu, ndërsa Kryemadhi shtoi: “Atëherë do të zgjedhin Erion Veliajn në krye të PS”.

Artikulli paraprakBanda e Kotropuzëve…
Artikulli tjetërIsh-Kryetari i PS del hapur kundër 30 Qershorit