Alban DACI
Forca e një populli përballë një regjimi! Nuk mund të shkërmoqet një vend; nuk mund të dhunohen qytetarët; nuk mund të dënohet Opozita për shkak të pushtetit të një personi të vetëm! Është e tmerrshme ajo që po ndodhe në Shqipëri.
Opozita mund të ketë shumë faje, por, pas publikimeve të vazhdueshme të Bild, dëshmohet, se kauzat e saj ekzistojnë dhe janë jetike, për zgjedhje të lira e demokratike. Nuk diskutohet më mes opozitës dhe pozitës, por mes një pushteti policor, të paligjshëm, kundër qytetarëve të saj.
Situata në Shqipëri është e ngjashme me pranverat arabe, sepse kemi të bëjmë me një betejë, e cila do të tejkaloi limitet e ligjshmërisë mes qytetareve dhe një grupi oligarkësh me privilegje pushteti, ekonomike e monopol të sferës publike, për interesa të ngushta personale, ose klanore e farefisnore.
Ky pushtet, i transformuar tashmë në regjim dhe oligarki nuk besohet se mund të ikë me dëshirë, pasi i ka përvetësuar dhe shkatërruar institucionet që institucionale që rregullojë ekuilibrat në mes pushteteve dhe garantojnë zbatimin e ligjit dhe të kushtetutës së këtij vendi.
Por, nuk besohet mund të ikin aq kollaj, pa “u lagur”, pa dhënë llogari për bëmat e tyre, në kundërshtim me ligjet e këtij vendi. Besohet se forca e ligjit do t’i ndjekë në çdo cep të botës për bëmat e tyre, duke përfshirë edhe dhunimet e opozitës, dhunimet e qytetarëve, aferat korruptive, dhunimet e zgjedhje e mjaft vepra të tjera penale të konsumuar prej tyre, nga 2013 e deri me sot.
Institucionet që munden të ndalojnë dhe anulojnë revanshin e këtij regjimi nuk ekzistojnë më. Barriera e fundit ishte institucioni i Presidencës, por edhe atë, tashmë, kane vendosur ta deligjitimojnë. Opsioni i fundit që ka mbetur akoma si barrierë, është vullneti i një populli të tërë, i cili duhet të zgjedhë mes lirisë dhe regjimit!