Banka e Shqipërisë nisi të publikojë për herë të parë ecurinë e kontratave të porosive në sektorët kryesorë të ekonomisë. Të dhënat u publikun në treguesin e tendencës ekonomike dhe zbulojnë një rënie të madhe të kontratave të reja në tremujorin e dytë të vitit. Pas një rritje sistematike tremujor pas tremujori të paktën në dy vitet e fundit, Banka e Shqipërisë raporti se kontratat e reja të eksporteve kanë pësuar një rënie me 23.2 për qind në tremujorin e dytë, pas një rritje me 3.8 për qind në tremujorin e parë 2016. Kjo ecuri sinjalizon rënie të eksporteve në periudhën në vijim. Sipas të dhënave të bëra publike nga INSTAT, muaji maj 2015 shënoi një ulje të eksporteve shqiptare, krahasuar me një vit më parë, me 4.8%, shkak për të cilin mësohet të jenë grupmallrat “ushqime, pije, duhan”, ndjekur më pas nga tekstile dhe këpucë. Sektori i ndërtimit ka pësuar rënien më të madhe të nënshkrimit të kontratave të reja. Banka e Shqipërisë në anketimin që ka bërë me aktorët e tregut ka pohuar se, kontratat porositëse shënuan rënie me 46 për qind në tremujorin e dytë të 2016, por ritmet e rënies janë në të njëjtën trajektore përgjatë dy viteve të fundit. Hajredin Fratari, një ndërtues me eksperiencë pohon se rënia, rritja e kostove në sektor prej rritjes së taksave ka frenuar edhe më tej porositë e reja. Rënie të porosive të reja ka shënuar edhe sektori i industrisë. Në tremujorin e dytë 2016 treguesi ka pësuar rënie me 24.6 për qind, duke thyer rekordin e rënies që kur Banka e Shqipërisë nisë ta masë atë në (T3 2014). Edhe pse treguesi i besimit në ekonomi u përmirësua në tremujorin e dytë, bizneset kanë raportuar rënie të fortë të porosive të reja në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke lajmëruar kështu se dobësitë në konsum do të vijojnë edhe në periudhë afatmesme.
Kryesore
Continue to the category“Së shpejti bëjmë publik emrat e kandidatëve”, Basha: Jemi forca e...
Në intervistën për televizionin Vizion Plus, kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, theksoi se ekipi i tij në zgjedhjet e ardhshme do të...