Basha falenderon pjesëmarrrësit në protestë: Shembull i qytetarëve që duan një qeveri që buron nga vota e lirë

Dua të shpreh mirënjohje dhe respekt për të gjithë ju që morët pjesë dje në manifestimin e jashtëzakonshëm qytetar kundër regjimit të Edi Ramës.

Ishim të gjithë shembull i qytetarëve të përgjegjshëm dhe i kurajës për të patur një qeveri që buron nga vullneti i njerëzve dhe qeveris në interes të njerëzve. Dua të falenderoj mijëra shqiptarë në Shqipëri, dhe bashkëatdhetarët që jetojnë kudo në botë për mesazhet e mëbshtetjes që më kanë dëguar dhe në emër të tyre ju përcjell bindjen se përpjekja jonë është jo vetëm me rëndësi kombëtare, por ka edhe mbështetje kombëtare.

Artikulli paraprakShqiptarë të fuqishëm! 
Artikulli tjetërBasha zbulon skemën e Ramës për të harruar skandalin e vjedhjes së zgjedhjeve: Duan ta paraqesin situatën si normalitet, që të harrohet