Ish deputeti socialist Ben Blushi, tashme i rikthyer në klloun i Ramës është ndeshur fizikisht me ish drejtorin e digitalb Alban Jaho. Sherri ka degjeneruar në thyerje gotash, pjatash e gjithçka tjetër që ka pasur tavolina.
Dje në mbrëmje, rreth orës 22.00 të mbrëmjes, në restorant ‘Padam’, në qendër të Tiranës, drejtori i Top Channel Ben Blushi dhe ish-drejtori i Digitalb Alban Jaho, janë zënë në ambientet e jashtme të Restorantit ku edhe ishin ulur në prani të dy miqve të tyre, pronarit të TV Klan Aleksandër Frangaj dhe biznesmenit Samir Mane.
Sherri ka degjeneruar duke trembur edhe njerëzit që kanë qenë në bar për qef, aq sa njëri prej njerëzve në tryezë, ka thirrur edhe policinë për të shuar sherrin, mëson neësbomb.al.
Dëshmitarët në restorant tregojnë se në një moment të caktuar, gota e pjata kanë fluturuar në drejtim të dy palëve, ndërkohë që dy biznesmenët Frangaj e Mane kanë dashur të shuajnë sherrin. Deri në orën 01.00 pas mesnate, edhe vetë prokurorët kanë qenë në vendngjarje, por pa shoqëruar asnjë prej tyre.
Dëshmitarët nuk kanë dëgjuar sesi ka filluar sherri mes Blushit dhe Jahos, por dihet tashmë, se pas ardhjes së Ben Blushit si drejtor në TCH, Alban Jaho u shkarkua nga administrator i Digitalb.
Ndoshta takimi mes tyre mund të ketë qenë për pajtimin e palëve. Që siç duket, nuk ka rezultuar e suksesshme. Asnjëri nga palët nuk është shoqëruar në polici, por sherri i madh prej disa minutash, është filmuar edhe nga kamerat e restorant Padam, që sipas informacioneve, janë marrë edhe nga policia.