Rama me skenar kriminal me 30 Qershor, Basha e paralajmëron: Nuk i shpëton fundit, do dështosh

Kryetari i opozitës, Basha ka paralajmëruar kreun e regjimit se skenari i tij kriminal do të dështojë me 30 Qershor dhe se ai nuk do ti shpëtojë fundit që e pret.
Basha përshëndeti tërheqjen e Këshillit të Europës nga monitorimi i 30 Qershorit. Partnerëve u kam thënë të vërtetën: Votimi farsë do ta thellojë krizën.

Deklarata
Dua të përshëndes vendimin e Këshillit të Europës për t’u tërhequr nga monitorimi i farsës së 30 qershorit.
Arsyet janë ato që kemi thënë: Nuk ka konkurencë pa pjesëmarrjen e opozitës. Janë zgjedhje pa kuptim politik. Është një vendim i pastër politik, një distanicm i prerë nga zgjedhjet fallco një partiake, nga organizata kryesore e të drejtave të njeriut në Europë nga organizata kryesore që mbron të drejtën e zgjedhjeve të lira dhe pavarësisë së pushteti lokal.

Këshilli i Europës ka qenë monitorues i zgjedhjeve lokale të vitit 2015, së bashku me OSBE/ ODHIR –in. Ditën e zgjedhjeve misionet e monitorimit të votimit ishin misione të përbashkëta të OSBE-së dhe mes Këshillit të Europës.

Këtë vit, Këshilli i Europës u tërhoq, për herë të parë në historinë e tij, nga monitorimi i zgjedhjeve lokale në një vend anëtar të tij.

Sikurse e thekson vetë njoftimi i Këshillit të Europës, farsa që po përgatit Edi Rama nuk ka ndodhur në vendet e Këshillit të Europës, që nga rënia e komunizmit. Tashmë po bëhen të qarta për të gjithë përmasat e skandalit kushtetues, ligjor dhe politik të 30 qershorit.

Qëndrimi i opozitës mbetet i prerë: Këto nuk janë zgjedhje. Ato nuk ekzistojnë as ligjërisht, as praktikisht. Këtë qëndrim ia kam bërë të qartë ditët e fundit të gjithë komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht partnerëve që po përpiqen të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike. U kam shprehur të vërtetën se votimi farsë antikushtetues, antiligjor dhe i kriminalizuar do ta thellojë krizën dhe do ta fusë Shqipërinë në një fazë me kosto të lartë për vendin.

Artikulli paraprakMijëra qytetarë rrethojnë organizatën kriminale në Elbasan, beteja nuk ndalet
Artikulli tjetërBasha: Skenari i Ramës nuk janë zgjedhjet, por përplasja civile. Ky skenar i rrezikshëm, do të dështojë.