Pas largimit të Këshillit të Europës, vetëm 178 vëzhgues për 5600 qendra votimi

Do të jenë vetëm 178 vëzhgues ndërkombëtarë për 5600 qendra votimi në të gjithë vendin. Ky është numri i konfirmuar zyrtarisht për votimet moniste qeverisë me 39 Qershor. A mundet një numër i tillë vëzhguesish të mund të mbulojnë të gjithë vendin? Natyrisht që përgjigja është Jo.

Me një përllogaritje të thjeshtë i bie që një vëzhgues të mund të vëzhgojë të paktën 40 qendra votimi që është krejtësisht e pamundur. Ky është numri më i vogël i vëzhguesve ndërkomëbtarë për një ditë votimesh dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Prezaenca me këtë numër vëzhguesish duket të jetë vetëm një qokë sa për të kaluar rrafhën pasi nuk mund të flitet për një monitorim të vërtetë të votimeve. Edhe vetë ndërkombëtarët janë të bindur se 30 Qershori nuk është një datë zgjedhjesh.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar sot vëzhguesit dhe përkthyesit e ambasadave të huaja që ndodhen në Tiranë dhe që do të ndjekin nga afër votimet e 30 qershorit për bashkitë.

Top Channel raporton se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të monitorojë votimet me të paktën 20 vëzhgues dhe 19 përkthyes.Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka caktuar 4 vëzhgues dhe 3 përkthyes për 30 qershorin, po ashtu edhe Ambasada e Italisë ka akredituar 4 vëzhgues dhe 3 përkthyes.

Ndërkohë OSBE-ODIHR do të ketë të dielën 150 vëzhgues. Kjo organizatë regjistroi sot edhe 8 ekspertë të tjerë të çështjeve zgjedhore. KQZ ka marrë vendim edhe për akreditimin e dy televizioneve ndërkombëtare, siç është Al Jazeera dhe televizioni austriak ORT.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale, por maxhoranca e konsideron dekretin si antikushtetues dhe të pazbatueshëm. Dekreti nuk u njoh as nga KQZ, ndërsa Kolegji Zgjedhor refuzoi të pranonte kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar për heqjen e emrit nga fleta e votimit pas vendimit të Metës.

Zhvillime të reja priten mesditën e sotme, pasi në Presidencë po zhvillohen takime me drejtuesit e opozitën. Kryeministri Edi Rama ka refuzuar ftesën e Metës për dialog, duke theksuar edhe njëherë se zgjedhjet janë në 30 qershor.

Artikulli paraprakFjalë, imzot, fjalë…
Artikulli tjetër“Unë e di.., burgu më pret!! Po ty”? Ish-deputeti i shkruan Ramës