Deputetja e Partisë Demokratike në Vlorë, Liljana Elmazi, në një koment të sajin në “Facebook” deklaron se deputetët e opozitës nuk do të bëhen pjesë e pazareve për Reformën në Drejtësi, ndërsa akuzon kryeministrin Rama se po e kthen vendin në Republikë gangsterash. “Kur kërcënohet Parlamenti, atëherë ka rënë Republika parlamentare dhe është ngritur Republika e gangsterëve! Pse duhet të ketë dakordësi për një çështje, si rekomandimi 88 i Venecias, që është detyrim për një reformë brenda standardeve, të vëna nga gjyqtari i drejtësisë, Venecia? Kjo është çështje parimore që duhet pranuar nga të gjithë palët politike e diplomatike. Pse bëhet presion kur t’i kërkon të zbatosh parimin? Për çfarë presionohet, shantazhohet, kërcënohet? Për pazare? Ne, deputetët e opozitës nuk do të jemi palë e asnjë pazari, por parimin nuk e lëshojmë! Kjo është përgjegjshmëri, është dinjitet, është intengritet! Ne jemi parti e lirisë dhe demokracisë! Çirruni sa të doni, ju me zë këndezi apo çakalli! Nuk e lëshojmë parimin që Rama të kapë drejtësinë! Nuk bëjmë pazare me të ardhmen e Shqipërisë! Të dashur shqiptarë, Reformën në Drejtësi të kapjes nga Rama, por jo vetëm edhe nga Prengat, Ndokat, Rroshët e Bushët, trafikantët, tutorët, kriminelët, hajdutët do ta votojnë këta që duan ta kapin! Dhe rezultati i kësaj do të jetë prokurorë e gjyqtarë të llojit Prenga, Ndoka, Bushi e Rroshi! Pra, këta me mantelin e gjyqtarit e prokurorit që kurrë s’do t’u japin juve drejtësi, por tani do t’u dënojnë, vjedhin e dhunojnë, në emër të Republikës, por jo asaj parlamentare! Në emër të Republikës së gangsterëve” shprehet Elmazi në një postim në Facebook.
Kryesore
Continue to the categorySpahiu: Deputetët e Berishës u bashkuan me PS-në për rrogat e...
Kreshnik Spahiu e shikon si të turpshme sjelljen e opozitës që nuk votoi për rezolutën e BE-së. Sipas tij PD dhe opozita e gjejnë...