Grupi i Aleancës së Reformistëve dhe Konservatorëve në Parlamentin Europian ka dalë më një rezolutë urgjente për krizën politike në Shqipëri. Anëtarët e PE-së deklarojnë se Shqipëria duhet të shmang krizën e 30 qershorit dhe të marrë në konsideratë dekretin e Presidentit për zgjidhjen e situatës kritike.
Në rezolutën e miratuar sot nga këshilli i ACRE thuhet se “ACRE deklaron se është e nevojshme zgjidhja e krizës politike duke përgatitur terrenin për rivendosjen e standardeve demokratike dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Prandaj, edhe një herë apelojmë për dialog mes palëve, respektim të Dekretit të Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, përcaktimi i datës së zgjedhjeve dhe duke garantuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri kalimtare”.