Fieri në këmbë kundër Ramës, policia provokon protestuesit

Qindra e qindra qytetarë të Fierit kanë dalë këtë pasdite në rrugët e qytetit për të kundërshtuar praninë e kryeministrit Rama, i cili do të marrë pjesë në një miting elektoral në këtë qytet.

Qytetarët e shumtë lëshojnë thirrje ‘Rama ik’, ndërsa forca të shumta policore dhe speciale janë vënë në mbrojtje të Ramës.

Drejtuesi i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi gjatë fjalës së tij u kërkoi protestuesve të mos i përgjigjen provokimeve të personave të infiltruar në mes të tyre nga Policia e Ramës.

“Larg çdo konflikti. Manifestim për të drejtat tona. Mos ju përgjigjni provokimeve të policisë me incidente të porositura.

Pasi kanë porositur që të fusin njerëz në mes të protestuesve për të provokuar.

Po i paralajmërojmë jemi këtu për të protestuar paqësisht

Ne jemi sot maxhorancë. Nuk ka nevojë për dhunë. Atë po e bëni ju.

Nuk do ndalojmë deri në qëllimin tonë, zgjedhje të lira, të drejta për votën e lirë, për punë, për arsim.

Rama është mirë të japë dorëheqjen në sy të qytetarëve të Fiert dhe të gjithë Shqipërisë.

Më kot bëni miting me karrige të marra borxh nga shkollat dhe i bëni presion administratës. Ata i keni punonjës të administratës që i keni dhunuar dhe kërcënuar me heqjen e bukës së fëmijëve”, tha Luan Baçi në fjalën e tij.

22 7

Artikulli paraprakBasha: Rama është në fundin e tij, as paratë nuk e shpëtojnë më!
Artikulli tjetër“Shqipëria si Korea e Veriut, zgjedhje me një kandidat”, fjala e Berishës në Forumin e Crans Montanas