“Shqipëria si Korea e Veriut, zgjedhje me një kandidat”, fjala e Berishës në Forumin e Crans Montanas

Ish-Kryeministri Sali Berisha po merr pjesë në punimet e Forumit të Crans Montana i cili po mbahet në Gjenevë, në Zvicër, nga 26 deri më 29 qershor 2019.

Ky forum do të hapë një reflektim global mbi mënyrat e nxitjes së bashkëpunimit ndërkombëtar për të përmbushur më së miri sfidat e paqes, zhvillimit dhe stabilitetit. Por gjatë fjalës së tij, Berisha nuk ka harruar të prekë edhe krizën aktuale që po kalon Shqipëria.

“Kandidati i PS do jetë kryetar edhe në rast se vetëm 3 vetë do votojnë atë”. Kjo nuk është deklarata e Kim Jong Un në Korenë e Veriut por është deklarata e kryeministrit shqiptar për kandidatin e PS në zgjedhjet lokale, të cilat zhvillohen me një kandidat, pra pa alternativë ne 57% të bashkive të vendit”, është shprehur Berisha në fjalën e tij. Fjala e ish-Kryeministrit Berisha është pritur me duartrokitje nga të pranishmit.

Fjala e ish-Kryeministrit Berisha në Krans Montana Forum, Gjenevë, Zvicër!

“Kandidati i Partise time do te jete kryetar edhe ne qoftese vetem tre zgjedhes do votojne per te!”

Zonja dhe zoterinj,

“Kandidati i PS do jete kryetar edhe ne rast se vetem 3 vete do votojne ate”, kjo nuk eshte deklarata e Kim Jong Un ne Korene e Veriut por eshte deklarata e kryeministrit shqiptar per kandidatin e PS ne zgjedhjet lokale, te cilat zhvillohen me nje kandidat, pra pa alternative ne 57% te bashkive te vendit.

Korea e Veriut nuk synon integrimin ne Europe kurse Shqiperia qe do te zgjedhe qeveritare vendore edhe me tre vota dhe pa alternative eshte vend anetare i NATOs dhe kerkon te hape negociatat me BE.

Bashkepunimin rajonal e demton shume trashegimia e shkuar, projektet e vjetra siç eshte ai i Serbise se Madhe qe eshte aktivizuar se fundi nga Beogradi. Heqja dore nga ky projekt qe ka shkaktuar lufta dhe konflike eshte kusht themelor per paqen stabilitetin dhe bashkepunimin rajonal!

Bashkepunimin rajonal e veshtireson shume mungesa e nje infrastrukture qe lidh keto vende. Sot pas tre dekadash te renies se perdes se hekurt ne rajonin qe perjetoi konfliktet me te egra, nuk ekziston asnje projekt madhor rajonal europian. Projekti i vetem rajonal keto 30 vite eshte projekti i TAP, nje projekt i financuar nga Azerbajxhani dhe konsorcium privat.

Bashkepunimin rajonal e demton shume korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe heshtja e Komisionit Europian para ketyre problemeve madhore te rajonit.

Te nderuar zonja dhe zoterinj,

Do te ndalem pak ne rastin e Shqiperise. Qe nga viti 2016 deri sot Komisioni Europian ka miratuar tre raporte suksesive, ne te cilat rekomandon hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine. Te tre keto raporte jane hedhur poshte nga vende si Gjermania, Franca, Hollanda etj. Ne rast se do me pyesni nese keto vende qe refuzojne raportin e Komisionit, shpikin gjera per Shqiperine, une ju garantoj se ato nuk shpikin asgje por problemi eshte se raportet e Komisionit jane larg realitetit ne vend.

Por megjithe kete une jam per hapjen e negociatave sepse konstatoj se vendi eshte ne nje rreth vicioz qe ka sjelle vendosjen e rregjimit Kakistokracise, nga i cili perfiton regjimi dhe ndeshkohen qytetaret. Nuk ndihmon aspak kur shef zedhenes te Komisionit te dalin me dhjetra here sikur te ishin zedhenesa te qeverise ne teresi kunder opozites dhe rezultati i kesaj mbeshtetje eshte degradimi i rregjimit ne ate shkalle sa qe kreu i ekzekutivit shqiptar te deklaroje se edhe me tre vota kandidati i tij do jete kryetar bashkie.

Ju falenderoj shume per vemendjen.

Artikulli paraprakFieri në këmbë kundër Ramës, policia provokon protestuesit
Artikulli tjetërShpërthen në Shkodër, qytetarët i venë flakën materialeve zgjedhore në Bushat