Marrëveshja e djeshme mes Ramës, Bashës dhe Metës për arritjen e konsensusit u prish në orën 02:00 të mëngjesit të së martës, pasi negociatorët e tre partive politike nuk ranë dakord për një çështje. Negociatori i PD Oerd Bylykbashi, duke folur dje në Këshillin e Integrimit, sqaroi se socialistët u tërhoqën nga konsensusi për pikën nëse kandidatët e refuzuar për një post të caktuar publik, duhet të njihen me arsyen e refuzimit apo jo. “Mbrëmë nuk arritëm dot ta mbyllnim reformën, gjithçka u draftua dhe ishte gati. Besoj se çdo shqiptar e ka kuptuar mirë se ka ikur koha, që dikush nuk duhet të ketë të drejtë për të konkuruar për një pozicion, për një post publik, pasi kjo është e drejta e secilit prej nesh. Mund edhe të mos zgjidhesh në një funksion publik, por ama të drejtën për të konkuruar e ka çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë. Kjo e drejtë, nuk mund të pengohet pa u garantuar se dikush duhet të shohë arsyen pse. Këtu kemi të bëjmë me dinjitetin dhe jo me sovranitetin tonë. Po ashtu mendoj se jemi një vend që duhet të bëjë një proces dinjitoz për Reformën në Drejtësi. Modelet që ne duhet të shmangim janë modelet e shteteve si Ruanda, Timori Lindor, Kolumbia, Sudani Jugut”, tha deputeti i PD Oerd Bylykbashi.
Kryesore
Continue to the categorySabah Sheta: Mustafa Merlika Kruja, tashmë i nderuar me bust në...
Kreu i degës së Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë në Krujë, Sabah Sheta, ka vlerësuar lart vendosjen e bustit të Mustafa Merlika Krujës në qytetin e...