Sot mund të duket e largët, por opozita zhvilloi një betejë të ashpër për largimin e krimit nga parlamenti dhe postet e zgjedhura, sapo Edi Rama erdhi në pushtet.
Ka qenë një betejë e vështirë në momentin më të fortë të Rilindjes, sapo ajo kishte ardhur në pushtet, kur askush nuk besonte apo nuk shqetësohej se, bashkë me rilindjen, në pushtet kishte ardhur krimi.
Atëhere na u desh të bënim çdo përpjekje, deri në bojkotimin e paralamentit që të arrinim ligjin e dekriminalizmit.
Ata që mendojnë se me Edi Ramën mund të funksiononte gjuha institucionale, le të kujtojnë dekriminalizmin.
Vetëm bojkoti i parlamentit solli dekriminalizmin dhe largimin e Ndokave, Frrokave dhe Prengave dhe Roshajve nga politika, edhe pse Edi Rama i mbrojti dhe nuk i lëshoi me vetëdije deri në fund.
Kujtoni sulmet e tij ndaj nesh.
Kujtoni talljet e tij ndaj nesh dhe përbetimet që dekriminalizimi ishte lojë politikë e jona.
Dhe pastaj kujtoni të gjithë ata që u përzunë nga dekriminalizimi, sepse ishin vrasës përdhunues dhe trafkantë, që Rama i solli të bashkëqeveriste me ta.
Pa mbaruar mirë dekriminalzimin, na u desh të përballeshim me projektin e Edi Ramës për kanabizimin e vendit si shpërblim ndaj krimit dhe alternativë eknomike për vendin.
Ju kërkoj të gjithëve të rikujtoni talljet, fyerjet ndaj denoncimeve tona, gënjeshtrat, mashtrimet që sajuan për të mohuar këtë realitet. Kujtoni sulmet mizore ndaj Dritan Zaganit dhe kujtdo që guxoi ngriti zërin për drogën.
Vetëm duke luftuar përditë, me këmbëngulje, ne ia dolëm që të zbulonim të vërtetën e drogës dhe të zgjonim gjithë botën që t’i bënte presion Edi Ramës
Kujtoni betejën tonë për koncesionet.
Edi Rama e shiti çdo skemë hajdutërie si skemë zhvillimi, si metoda novatore. Na sulmoi me çdo gjë deri sa më në fund shqiptarët dhe bota e panë dhe e kuptuan se koncesionet ishin skema të pastra grabitjeje.
E njëjta gjë me vjedhjen e zgjedhjeve.
Tre vitet e fundit ne kemi luftuar çdo ditë që të kutpohet realiteti vrasës i bashkëpunimit krim-politikë në zgjedhje.
Na sulmuan
Na fyen
Na shpërfillën
Por sot, Të gjithë e kanë mësuar të vërtetën. Kjo histori është përsëritur çdo ditë, për çdo betejë tonën
Kanë qenë beteja të ashpra. Na është dashur të marrim veprime të guximshme. Na është dashur të sakrifikojmë dhe të përballojmë kosto, baltë dhe sulme.
Ne nuk ulëm kokën kur prej nesh kërkohej gjithçka dhe palës tjetër asgjë. Kemi pranuar sulmet sepse jemi ndjerë të përgjegjshëm.
Por sot dua ta them:
Pa bojkotet tona,
Pa denoncimet tona
Pa çadrën
Pa djegien e mandateve
Pa bojkotin e zgjedhjeve farsë
Sot Edi Rama do të vazhdonte të ishte rilindas. Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqja me shokë ende ministra dhe Qazim Sejdini e Vangjush Dako pranë mandatit të katërt.