Shkodra i thotë jo zgjedhjeve moniste! U vihet kyçi shkollave që janë kthyer në qendra votimi

Shkodra është e vemndosur për të mos lejuar zgjedhje moniste! Me dhjetëra shkolla që do të shërbenin si qendra votimi moniste ditën e nesërme, janë kyçur gjatë natës nga Bashkia Shkodër, për të mos lejuar aty zhvillimin e zgjedhjeve njëpartiake.

Sipas medieve lokale janë mbyllur me zinxhirë pothuajse të gjitha institucionet arsimore në varësi të bashkisë së Shkodrës, që janë caktuar si qendra votimi.

Në Velipojë raportohet se dy shkollat kryesore janë të bllokuara.

Edhe në Grudë shkolla është e bllokuar. Ndërsa rezultojnë të lira vetëm shkollat Shirokë-Zogaj dhe ish 10 korriku.

 

Artikulli paraprakTirana ngrihet kundër zgjedhjeve farsë! Protestuesit: Nuk pajtohemi me rikthimin e diktaturës!
Artikulli tjetërProtestë e fuqishme në Laç: Jo votimeve njëpartiake! Rama ik!