Terror policor mbi qytetarët e Peshkopisë. Rastin më të fundit e denoncon ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të bulevardit të Peshkopis, ku përmes dhunës janë arrestuar disa persona.
Por dhunës policore nuk i ka shpëtuar as gazetari i News 24, Enver Doçi
Mësohet se gazetari Doçi ka qenë duke filmuar arrestimin e disa personave, kur është goditur nga policia.
Uniformat blu e kanë goditur gazetarin me tytën e armës në këmbë dhe në krah. Gjithashtu, policia i ka thyer gazetarit Doçi telefonin me të cilin ka qenë duke filmuar.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ish-deputetja e PD, Albana Vokshi.
“Dënoj me forcë dhunën policore ndaj gazetarit të News 24 Enver Doçi.
Dhuna shtetërore ka dal jashtë kontrollit. Pasi dhunuan gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme qytetarët, tashmë rradha i erdha punonjësve të medias në krye të detyrës.
Ky është regjimi kriminal i Edi Ramës, që po tregon fytyrën e vëretët nga ora në orë. Kjo është Policia Politike dhe Kriminale e Edi Ramës.
Refuzoni dhunën shtetërore. Braktiseni Edi Ramën, njëriun që për pushtet personal ka vendosur të dhunojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë, të dhunojë brutalisht lirinë e medias dhe të drejtën e informimit.
Mos u trembni! Regjimi është drejt fundit. Rezistoni, bashkohuni me njëri tjetërin.
Të bashkuar do ta mposhtim dhunën shtetërore”, shkruan Vokshi.