Të dënuar në SHBA protestojnë në Tiranë për Reformën në Drejtësi

Prej dy ditësh, një protestë po mbahet para selisë së Kryesisë së Kuvendit ku një grup të ashtuquajturish aktivistë civilë kërkojnë me pankrata në duar miratimin e Reformës në Drejtësi. Ndryshe nga protestat e tjera të organizuara nga shoqëria civile, në këtë protestë ku pjesëmarrja ishte e jo më shumë se 20 personave spikasnin aktivistë të njohur të Partisë Socialiste. Në fakt në protestë nuk ka qenë aspak Shoqëria Civile, por kanë qenë anëtarët e organizatave bazë të Partisë Socialiste, e madje edhe persona të dënuar nga drejtësia amerikane.
Makineria mediatike e amplifikoi dje mashtrimin dhe theksoi me forcë se kjo ishte një protestë e Shoqërisë Civile.
Por “HashtagAL” ka mundur të verifikojë disa nga personazhet më aktivë në këtë protestë dje. Janë të gjithë militantë dhe anëtarë të organizatave të PS-së. Anëtare të Asamblesë Kombëtare të PS, komisionere të PS, Kryetarja e forumit të gruas në Partinë Socialiste  për Njësinë 5 apo Kryetarja e e PS për Njësinë 11 u shfaqën me pankartat në duar për miratimin e Reformës në Drejtësi.
Në këto protesta spikasnin gjithashtu edhe personazhe jo vetëm për lidhjet me PS por edhe për bëmat e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët nga të dënuar për vjedhje në SHBA, këtu, në Tiranë shfaqen duke protestuar para Kuvendit për “drejtësi” ndaj qytetarëve përfmes miratimit të Reformës në Drejtësi.
E mbani mend Kosta Bajrabën, drejtuesin në PS gjatë kohës që Rama ishte në opozitë? Po ditën kur ky Barjaba bashkë me gruan e tij u kapën duke vjedhur në një supermarket në Shtetet e Bashkuara? Bëhet fjalë për Bardha Barjabën, e cila dje ka bërë protestë për miratimin pa vonesa të Reformës në Drejtësi!
Pak vite më parë, kryetari i grupit për programin e Politikave Sociale në Partinë Socialiste, Kosta Barjaba me bashkëshorten e tij Fatbardha (e cila sot shfaqet si aktiviste në protestat gjoja të shoqërisë civile për Reformën në Drejtësi)  vodhi një çantë firmato me vlerë 238 dollarë dhe tentatoi të vidhte veshje burrash në një qendër tregtare amerikane. Policia e qytetit të Paolo Altos nëpërmjet një deklarate zyrtare ka konfirmuar lajmin e turpshëm të vjedhjes dhe arrestimit për këtë akuzë të tri personave Kosta Barjaba, 52 vjeç, si dhe gruaja, Fatbardha Barjaba, 52 vjeç dhe vajza e tyre, Joniada Barjaba.
Por në mënyrë ironike, megjithëse Fatbardha Barjaba është një e dënuar nga drejtësia amerikane për kryerjen e një verpe penale, në Tiranë ajo është prej dy ditësh shfaqet si aktiviste që kërkon me ngulm miratimin e reformës në drejtësi.
Policia amerikane konfirmoi lajmin se të tri personat u arrestuan për dy akuza, atë të vjedhjes dhe vjedhjes së ngelur në tentativë. “Babai, nëna dhe vajza nga Shqipëria janë përballur me akuzën e vjedhjes në Palo Alto, pasi janë përpjekur të vjedhin veshje burrash, si dhe një çantë të shtrenjtë nga një dyqan”, tha zyrtarisht zëdhënësi i policisë, Downey.

Disa nga protestueset socialiste:

– Bardha Barjaba, bashkëshortja e Kosta Barjabës, Njësia 9, anëtare e Asamblesë Kombëtare
– Juli Hoxha, anëtare e Asamblesë Kombëtare të PS-së, e deleguar në Njësinë 5
– Tereza Hoxha, komisionere e PS-së, Njësia 5
– Blerina Doracaj, kryetare e forumit të gruas së PS-së, Njësia 5, anëtare e Këshillit Bashkiak
– Marjana Brozi, kryetare e PS, Njësia 11

Artikulli paraprakGrabitet një kazino në mes të ditës në Tiranë
Artikulli tjetërMesazhi i Ramës për negociatorin