Kllouni i Ramës, i tronditur nga bojkoti i votimeve sajon lajme të rreme kundër Bashës, por fotografia flet vetë

Pronari i 4 milionë eurove në ‘Toyota Yaris’, Taulant Balla i zhgënjyer nga braktisja e madhe që i ka bërë Librazhdi i tij dhe Elbasani, ka kërkuar që të ngushëllohet, duke prodhuar një lajm të rremë që është shpërndarë menjëherë nga të gjitha mediat e kapura prej Ramës.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ndodhet në zyrën e tij bashkë me drejtues të tjerë të PD-së, siç edhe mund ta shikoni në foton e shkrepur pak më parë.

Taulant Balla ka nxjerrë në faqen e tij në Facebook, një video ku duket kreu i opozitës Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela Basha.

Por pronari i ‘Toyota Yaris’ këtë herë ka rënë në grackën e njerëzve të tij.

Videoja është e vitit 2017 dhe aspak e sotmja dhe këtë e tregojnë pikërisht disa prej medieve që kontrollohen nga Rama e Balla.

Reagimi i PD

Duke qene se asnje media nuk respektoi standardin me minimal te raportimit perpara se te perhapte mashtrimet e Taulant Balles, duke pyetur gazetaret e tyre ne PD apo zyren e shtypit te PD, apo te kontaktonte vete zotin Basha, apo te lidhej me ndonje nga bashkepunetoret e tij, mund te konfirmoje pranine ne seli nepermjet gazetares se Abc News, e cila ndodhej ne seline e PD, kur zoti Basha doli te takohej me gazetaret.

Artikulli paraprakPjesëmarrja 12%/ Kreu i KQZ përgënjeshtron shifrat e publikuara nga ushtarët e Ramës në KQZ
Artikulli tjetërPjesmarrje e ulët në Kamëz 9.9%. Mziu: Qytetarët iu përgjigjën thirrjes, bojkotuan votimet moniste