Meta tjetër mesazh Ramës: Timonieri ynë ka timon, por s’ka frena!…

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar sërish një mesazh thumbues sot kryeministrit Edi Rama, të cilit dje i bëri thirrje publikisht për të zgjidhur krizën politike, pasi i bëri kritika të forta dhe i dha edhe një propozim të fortë: Më 13 tetor, zgjedhje lokale, të përgjithshme dhe presidenciale së bashku!

Sot Meta e ka kthyer sërish vështrimin nga Kryeministria, duke shkruar këtë mesazh në Fb, drejtuar qytetarëve:  “Mirëmëngjes të dashur qytetarë! Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja.

Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës.Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.

Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura”.

Mesazhin e tij në Fb, një ftesë për komunikim apo thirrje për reagim drejtuar Ramës, Meta e ka shoqëruar me një fotografi të tij të dikurshme të tyre, si për t’i kujtuar bashkëpunimin kur ata ishin aleatë në politikë.

Artikulli paraprakBasha: 29 vjet pas 2 korrikut të ‘90-s, shqiptarët janë sërish përballë një regjimi që do t’i ndajë nga Perëndimi
Artikulli tjetërKush është gruaja e Bilalit…