Një shfaqje më tepër se turpëruese e një komisioneri të PS gjatë votimit të 30 qershorit, filmuar qëllimisht me video dhe që diskretiton sa individin dhe vetë forcën politike që e ka caktuar në detyrë, është konsideruar nga ish-Kryeministri Sali Berisha si një shëmti tjetër e farsës së 30 qershorit.
Për atë individ që shfaqet në foto, duke imituar ‘gjamën” dhe përçudnuar më tej procesin, Berisha ka shtuar edhe një sqarim më tepër sot: “Ndonjëri, që mund të dyshojë se video para kësaj fotoje mund të mos jetë qendër e narkofarsës moniste të votimit, e ftoj t’i hedhë një sy kësaj fotoje ku duket qartë vula dhe dokumentet e tjera të farsës!”
Shemtira te tjera nga farsa moniste e Edvin Kristaq Mafise.Rama ik! Fitore! sb
Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 2. Juli 2019