Apeli i Durrësit liron nga burgu kryetarët e PD të Librazhdit dhe Prrenajsit, u arrestuan nga Rama

Gjykata e Apelit në Durrës liroi sot nga burgu të arrestuarit politikë, kryetarin e Degës së PD Librazhd, Bujar Vreto, kryetarin e Degës së PD Prrenjas, Arjan Karriqi si dhe dy të arrestuarit e tjerë Bujar Kojku dhe Dash Boja. Ata u arrestuan më 13 qershor pse u ngritën në protestë kundër vizitës së Ramës në Librazhd.

Mijëra vetë në Librazhd protestuan kundër Ramës duke i bllokuar rrugën. Qindra forca policore dhe tëe FNSH ndërhynë duke ushtruar dhunë ndaj protestuesve dhe duke arrestuar me urdhër të Ramës dhjetëra qytetarë, mes tyre edhe kryetarët e PD Librazhd e Prrenjas.

Forcat special u vunë në mbrojtje të Ramës, duke përplasur me makinëat e gardës edhe një punonjës policie.

Protesta e Librazhdit kundër Ramës ishte mjaft e fuqishme. Rama mbetui i zhgënjyer nga Taulant Balla pasi ai u poshtërua në qytetin kur Balla e paraqiste si bastion të PS.

policia 1

 

Artikulli paraprakKryebashkiakia e Shkodrës takon vëzhguesit e OSBE/ODIHR: U dorëzova fakte të shumta, video dhe…
Artikulli tjetërNuk ka kthim pas! Në 8 Korrik protestë kombëtare, Basha: Të bashkuar për çmontimin e diktaturës!