Berisha: Zgjedhjet e 30 qershorit ishin “dënim me vdekje”! Kryengritje me 51 format e mosbindjes civile

“Zgjedhjet e 30 qershorit ishin tdënim me vdekje”, u shpreh ish-Kryeministri, Sali Berisha, i cili gjithashtu vlerësoi vijimin e protestave qytetare.

Ai gjithashtu paralajmëroi kryengritjen popullore me 51 format e mosbindjes civile.

“Bojkoti i zgjedhjeve ishte një akt i menccur. Protestat do të vijojnë deri në vendosjen e pluralizmit politik.

ODIHR deklaroi se dekretin e Presidentit mund t’a sfidojë vetëm Gjykata Kushtetuese. Me këtë deklaratë ato shpallën zgjedhjet e 30 qershorit si anti-Kushtetuese.
Ndërsa ata që u munduan të justifikojnë vendimin e Kolegjit, nëse kanë ndërgjegje, le tu mbetet një brengë e madhe që mundësuan monizmin.

Narko-komisioni i Denar Bibës e zbatoi ligjin në mënyrë kreative, pasi regjistroi një parti që sapo ishte regjistruar, pra në kundërshtim me ligjin.
Për herë të parë ndodhi që Këshilli i Europës në historinë e tij refuzon të vëzhgojë zgjedhjet e 30 qershorit.

Për mendimin tim ODIHR duhej të tërhiqej nga vëzhgimi i zgjedhjeve.

Ata që i thonë shqiptarëve të vendosë Gjykata Kushtetuese është njëlloj si të thuash të vendosë gjykata pasi të pushkatohet njeriu”, tha Berisha.
Lidhur me deklarimet për reformën në drejtësi, Berisha shtroi pyetjen se “cila mafie në botë heton veten?”.

“Nëse drejtësia do të kishte hetuar nuk do të kishim këto zhvillime në Shqipëri, por ishte ajo pseudo-reforma e Xhorxh Sorosit që shndërroi drejtësinë në narko-drejtësi”, theksoi Berisha.

Berisha ka përshëndetur vijimin e aksionit opozitar për të vazhduar kryengritjen dhe largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij. Berisha theksoi se “Zgjedhjet e 30 Qershori janë të dënuara me vdekje” dhe cilido institucion që do t’i njohë ato do të mbulohet nga turpi.

Në një deklaratë për mediat dhënë sot nga selia e PD, i pyetur nga gazetarët për procesin e 30 qershorit, krizën politike dhe vijimin e aksionit opozitar.

Berisha tha: “Dua të përshëndes vendimin e lidershipit opozitar për të vazhduar kryengritjen dhe shporrjen e monstrës së pluralizmit, Edvin Kristaq Ramës dhe regjimit të tij të kakistokracisë.

Kjo është një betejë që merr në rrafsh një karakter të shenjtë ën kuptimin që vlerat e opozitës, të groposura në 30 qershor, do të vendosen një minutë e më parë.

Kjo ishte edhe një thirrje e ime e mbarë qytetarëve shqiptarë të vazhdojmë betejën deri në fitoren tonë vendimtare të plotë.

Po për mospërfshirjen e opozitës në zgjedhje?

Ajo ishte një nga aktet më mençurore të PD që nuk u bë pjesë e farsës së shëmtuar të narkoshtetit, ku baronët e drogës në pushtet vendosin për fatin e qytetarëve.

Është jetike që opozita të qëndrojë e papërlyer, besnike e vlerave dhe asnjë sekondë, fasadë e një regjimi më të urryer që kanë pasur shqiptarët që nga koha e Enver Hoxhës.

Po siur ato të njihen nga institucionet?

Zgjedhjet janë të dënuara me vdekje! Janë të dënuara me vdekje! Nuk ishin zgjedhje. Është një farsë. Cilido të kujtojë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ato vendime hedhin poshtë me përçmim si antidemokratike zgjedhjet moniste pa alternativa. Cilido që i mbështet që mund të thotë atë që thoni ju do të mbulohet me turp, populli shqiptar është i lirë. Populli po mbron ato vlera që janë sanksionuar në demokracitë më të hershme.

 

Artikulli paraprakFesta e Pavarësisë së SHBA, Meta i shkruan Presidentit Trump
Artikulli tjetërKryemadhi: SHBA aleati ynë më i madh në përballimin e sfidave të demokracisë