Partia Demokratike ka publikuar një videoskandal nga votimet e 30 qershorit, ku shfaqet një komisioner i Partisë Socialiste në Kavajë, duke mbushur fletat e votimit dhe duke i hedhur po vetë në kuti.
Ish-deputeti Oerd Bylykbashi shfaqi pamjet kur një komisioner i PS-së plotësoi vetë dy fletët e votimit dhe më pas i hodhi po vetë në kuti.
“Kjo është skema me të cilën Rama ka mbushur kutitë, përmes kosmisionerëve”, tha Bylykbashi. Ai paralajmëroi se, të gjithë të përfshirët në vjedhjen e votave do mbajnë përgjegjësi ligjore.
LIVE – Oerd Bylykbashi deklaratë për mediat
Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Freitag, 5. Juli 2019