Sot pritet një nga protestat më të mëdha të opozitës e konfirmuar si shumica absolute e shqiptarëve në farsën e votimeve të 30 Qershorit ku 85% e tyre refuzuan regjimin.
Sot në orën 20:00 të mbrëmjes opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e saj të 10 kombëtare. Theksojmë se kjo është protesta e parë e opozitës pas zgjedhjeve të 30 qershorit.
Një ditë më parë kreu i PD-së Lulzim Basha u bëri thirrje shqiptarëve të bëhen bashkë sot kundër diktaturës dhe të mbrojnë dinjitetin e familjeve dhe fëmijëve të tyre. Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se të rinjtë duhet t’i bashkohen protestës për një Shqipëri europiane.
Basha në Durrës: Beteja vazhdon deri në largimin e Ramës
Pas Kamzës dhe Vorës, kreu i PD Lulzim Basha ishte dje në mbrëmje në Durrës, aty ku u takua me simpatizantë të forcës që drejton dhe qytetarë të shumtë.
Ai u bëri thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës së nesërme në Tiranë, betejë, që sipas tij, do të vazhdojë deri në rrëzimin e Edi Ramës.
Basha falenderoi qytetaret e Durresit qe refuzuan masivisht regjimin e Edi Rames me 30 Qershor.
Duke vene ne dukje rendesine e qendreses gjate ketyre muajve, lideri i opozites theksoi se beteja vijon deri ne largimin e Edi Rames.
“Masivisht duhet t’i bashkohemi protestes se dites se neserme per te treguar se te gjithe bashke do ta bejme Shqiperine si gjithe Europa. E nesermja eshte bashkim i qytetareve europiane qe luftojne per vlerat dhe parimet europiane”, tha Basha ne takimin informal qe zhvilloi ne Durres mbremjen e se dieles.
“30 qershori ishte dita qe shenoi fillimin e fundit real te Edi Rames”, u shpreh kryetari i Partise Demokratike.