Vetëm pak orë para protestës kombëtare, Kryetari i opozitës Lulzim Basha i është drejtuar me një videomesazh të ri qytetarëve shqiptarëve, në të cilin i fton për t’u mbledhur dhe reaguar, me thirrjen: “Padrejtësisë do t’i përgjigjemi me qëndresë!”
Në mesazhin e tij në Fb, Basha shkruan: “Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do t’ua lemë trashëgim fëmijëve! Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! 8 korrik Shqipëria si Europa! Asnjë hap pas! Rama ik!”
Arrogancës dhe shpërfilljes, ju përgjigjëm me refuzim.Padrejtësisë do t’i përgjigjemi me qëndresë. Pamundësinë, varfërinë, papunësinë nuk do t’ua lëmë trashëgim fëmijëve. Ne treguam se jemi më të fortë se e keqja. Ne duam një të ardhme me mundësi për të gjithë.Bashkë për të ardhmen, bashkë për Shqipërinë.