Kyriakos Mitsotakis është betuar si kryeministri i ri i Greqisë.
Kryeministri i ri u betua në prani të familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt mesditën e sotme, pas fitores së zgjedhjeve.
Ceremonia e dorëzimit të detyrës dhe e pritjes do të zhvillohet sot në rezidencën Maximos, menjëherë pas betimit të Kyriakos Mitsotakis në Pallatin Presidencial në orën 13:00.
Sipas informacionit të publikuara nga mediat greke, të hënën në mbrëmje pritet të bëhet shpallja e qeverisë së re.
Tsipras pranon humbjen – Aleksis Tsipras ka pranuar humbjen në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme që u zhvilluan të dielën (7 korrik).
Me anë të një telefonate, kryeministri në ikje i Greqisë e ka uruar për fitoren kryetarin e Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis.
Nga ana e tij kreu i Demokracisë së Re e falenderoi Tsiprasin për telefonatën.
Tsipras në komentin e parë pas humbjes tha se e respektoi vullnetin e popullit grek që votoi Demokracinë e Re për pushtet.
“Sot, me kokën tonë lart, ne e pranojmë vendimin e popullit. Për të sjellë Greqinë aty ku është sot ne morëm vendime të vështira me një kosto të rëndë politike”, tha Tsipras.
Cipras mori përgjegjësinë për humbjen e SYRIZA-s dhe u zotua do ta “shndërrojë” atë në një “parti të madhe demokratike progresive”.