Mino Raiola ka konfirmuar se De Ligt është pajtuar me Juventusin për kushtet personale dhe tani gjithçka është në duar të Ajaxit.
Telenovela Matthijs de Ligt po shkon drejt fundit. Sipas Mino Raiolas, agjentit të mbrojtësit 19-vjeçar, tashmë çdo gjë është e kryer, talenti holandez do ta vazhdojë aventurën në Serie A.
Raiola ka konfirmuar se De Ligt ka arritur tashmë marrëveshje me Juventusin dhe tani mbetet çdo gjë në duar të klubeve që të merren vesh për çmimin e transferimit.
“De Ligt ka arritur marrëveshje me Juventusin për kushtet personale dhe tani është gjithçka është te Ajaxi se si do ta zgjidhin situatën”, tha Raiola për “De Telegraaf”.
Barcelona dhe Paris Saint-Germain gjithashtu insistojnë për lojtarin, dhe raportohet e mund të tentojnë që t’ia ndryshojnë mendjen me oferta të ndryshme, por Raiola insiston se klienti i tij s’do të veprojë si Antoine Griezmann.
“Ajo as nuk vjen në diskutim, nuk është në stilin e tij”, tha Raiola, duke shpresuar që të arrihet marrëveshja më shpejt në mënyrë që lojtari të nisë parasezonin me “Zonjën e Vjetër”.
Raportohet se De Ligt do të fitojë 9 milionë euro në sezon te Juventusi, plus bonuse.
Kurse klubet kanë ende punë për të finalizuar gjithça, pasi oferta e parë e Juves ka qenë 55 milionë euro plus 15 të tjera bonuse dhe është refuzuar menjëherë pasi Ajaxi s’dëshiron të dëgjojë për një ofertë nën 70 milionë euro plus bonuse.