Ne besojmë te Partia Demokratike, ne besojmë te Basha! Qytetarët e Tiranës vërshojnë drejt Kryeministrisë

Anëtarë të degës nr.7 të PD në Tiranë, si dhe mbështetës të opozitës dhe qytetarë protestues janë nisur në këmbë deri në qendër të kryeqytetit, për të marrë pjesë në protestën e 10 kombëtare të thirrur nga opozita e bashkuar.

Në duar ata mbajnë një pankartë të madhe ku shkruhet “Rama ik” në 3 gjuhë, shqip, anglisht dhe gjermanisht, si dhe kujtohet shifra prej 85 % e shqiptarëve që refuzoi farsën e 30 qershorit.

Në pankartë thuhet se 85 % e shqiptarëve që refuzuan farsën, shprehën besimin e tyre tek e ardhmja që po vjen, tek Partia Demokratike dhe tek Lulzim Basha.

Protesta

Artikulli paraprakDeklarata e fortë: Ka mbetë Kushtetuta e Republika në duart e grupit të strukturuar elektoral 339 dhe 184
Artikulli tjetërVendet e pushtuara qeverisen me guvernatorë, a është Shqipëria një rast i tillë?!