Arrestohet kreu i PD të lagjes nr.4 në Krujë pse kishte marrë pjesë në protestë

Kryetari i Partisë Demokratike i Lagjes Nr.4 në Krujë, Urim Goga është arrestuar nga policia për shkak se kishte marrë pjesë në protestën paqësore të mbajtur më 27 Janar 2018 në Tiranë. Urimi bashkë me disa të rinj të tjerë nga Kruja kanë protestuar në protestën madhështore ku është kërkuar arrestimi i ish-ministrit të Brendshem, Saimir Tahiri, i cili akuzohej për lidhje me trafikun e drogës, si dhe dorëheqien e Kryeministrit Edi Rama.
Urim Goga është nga qyteti i Krujes dhe student në Universitetin e Tiranës, konkretisht në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë. Ai gjithashtu drejton edhe Partinë Demokratike në Lagjen Nr.4 po në Krujë. Demokratët s’e ndalin luftën ndaj korrupsionit dhe arrogancës qeveritare. Urimi ashtu si shumë të rinj të tjerë janë bërë një zë tronditës për qeverinë aktuale, e cila akuzohet nga opozita për lidhje me krimin, trafikun e drogës dhe korrupsionin galopant. Për këtë arsye ai ka vendosur të protestojë ashtu si miëjra e mijrëa qytetarë.
Largimi i shumë të rinjve nga Shqipëria kohët e fundit është bërë një shqetësim për shoqërinë shqiptare.
Mbajtja e studentit Urim Goga për dy ditë në komisariatin e policisë së Tiranës është një hakmarrje e qeverisë ndaj protestuesve. Qeveria aktuale e korruptuar duhet të ndalë dhunën kundrejt opozitës, pasi me dhjetëra opozitarë janë shoqëruar, rrahur dhe keqtrajtuar nga policia kohët e fundit. Qeveria duhet të angazhohet në zbulimin e lidhjeve të të politikanëve me krimin, si ajo e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ministrit aktual të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe grupeve kriminale të lidhur me politikanët e korruptuar. Derisa kjo të ndodhë, votat mos të manipulohen, korrupsioni të ndalet dhe media të sensibilizohet, opozita do të protestojë vazhdimisht kundër qeverisë.

Artikulli paraprakNjë paralajmërim amerikan për negociatat me BE
Artikulli tjetërBerisha: Ka strategji për rrëzimin e Ramës