Basha: Shqiptarët nuk duan fasada, por ndryshim që i jep fund krizave dhe traumave të tranzicionit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar sot pas protestës madhështore të ditës së djeshme në të cilën morën pjesë dhjetëra mijëra shqiptarë.

Duke publikuar edhe pamjet nga protesta e djeshme, Basha shkruan në faqen e tij në Facebook se, shqiptarët kërkojnë ndryshim të vërtetë e jo ndryshime sa për fasadë.

Postimi plotë i kryetarit Basha

Sot shqiptarët janë të etur për ndryshim.

Sot shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë, por ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit.

Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimore.

Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, do ti hapin rrugë ndryshimit të vërtetë.

Ky ndryshim është tani, qëllimi ynë kryesor, përparësia ime absolute ndaj çdo shqiptari.

Sot shqiptarët janë të etur për ndryshim.Sot shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë, por ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit. Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimore.Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, do ti hapin rrugë ndryshimit të vërtetë. Ky ndryshim është tani, qëllimi ynë kryesor, përparësia ime absolute ndaj çdo shqiptari.

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 9. Juli 2019

Artikulli paraprakBE duhet të reagojë ndaj ligjeve drakoniane të medias
Artikulli tjetërLubonja: Basha dha një deklaratë të fortë, por regjimi i Ramës nuk rrëzohet me protesta paqësore…