Deklarata e fortë e Kryemadhit: Rama e shantazhon Denar Bibën me gruan e tij…

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi theksoi se beteja e opozitës së bashkuar është për të shembur sistemin dhe jo për Edi Ramën.

Sa i përket zellit të anëtarëve socialistë të KQZ për të mbrojtur farsën e 30 qershorit dhe manipulimin pas tyre, kryetarja e LSI tregoi shembullin e nënkryetarit të saj, Denar Biba, për të treguar se me çfarë i shantazhon Rama.

Sipas Kryemadhit, gruaja e Bibës është gjyqtare dhe është në pritje të Vettingut.

A e dini ju që KQZ është totalisht ilegjitime, vetëm Klemend Zguri është i duhuri në atë institucion. KQZ është ilegjitime. Denar Biba ka frikën e vettingut të gruas së tij. Pak e dinë se Denar Biba ka gruan gjyqtare dhe po pret vettingun. Ky është realiteti”, tha Kryemadhi.

biba

Artikulli paraprakKaosi institucional dhe rrugëzgjidhjet
Artikulli tjetërRama tradhëti ndaj interesave kombëtare, PD thirrje partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE