Nënkrytari i LSI, Petrit Vasili ka dalë në një deklaratë por mediat gjatë ditës së sotme. Vasili deklaroi se, Komisioni Europian pra Brukseli ka analizuar me thellësi të gjithë gjendjen e ekonomisë shqiptare, ka konstatuar greminën ku ajo po përmbyset dhe sigurisht i ka vënë dhe emrin shkaktarit që është Edi Rama dhe qeveria e tij.
Deklarata e plotë
Komisioni Europian pra Brukseli ka analizuar me thellësi të gjithë gjendjen e ekonomisë shqiptare, ka konstatuar greminën ku ajo po përmbyset dhe sigurisht i ka vënë dhe emrin shkaktarit që është Edi Rama dhe qeveria e tij.
Për të qenë më konkret po futemi në ato që raporti konstaton të cilat janë besoj gjetjet më të rënda dhe faktet më të rënda të konstatuar ndonjëherë, dhe që Brukseli zyrtar i vë në dukje qartë dhe prerë lidhur me këtë krye bandë e cila po shkatërron ekonomikisht vendin. Të futemi në shifrat konkrete. Raporti pohon që projektet më partneritet publik, privat pra koncesionet siç i njihni ju të nderuar qytetarë, paraqesin rreziqe kyçe dhe minojnë reduktimin e borxhit publik, pra atij borxhi që po u rri si mal Shqiptarëve në kurriz.
Çfarë thotë raporti, ato zënë 31% të prodhimit të brendshëm bruto dhe priten të shtohen me 15 % të tjera. Për ju të nderuar qytetarë dua që të jem shumë konkret dhe shumë i qartë. Gjithë kjo masë e madhe e koncesioneve shkon në mbi 40 % të prodhimit të brendshëm bruto, do të thotë 4 miliard e gjysëm euro një borxh për hiç gjë, për bishta rrugësh për të vjedhur 90 % të këtyre parave, dhe që ju ta kuptoni më mirë se çdo të ndodhte me këtë sasi stërmadhe parash të cilën do të jetë një borxh i madh që nuk prodhon asgjë, po jua konkretizoj se çfarë humbasin Shqiptarët, që në vend që ti kishin, do ti kenë barrë ata, fëmijët e tyre dhe fëmijët e fëmijëve të tyre.
Me kaq para shëndetësia Shqiptare do të garantonte së paku 30 vjet të gjitha barnat gatis, do mund të ndërtonte 15 qendra spitalore universitare Nënë Tereza si kjo që kemi por edhe më të mira dhe më moderne se ajo, do të mund të ri ngrinte dhe rindërtonte nga e para të gjithë spitalet e Shqipërisë duke shënuar sistemin më modern të rajonit për sa i përket shëndetësisë. Do mund të blinte të gjitha llojet e vaksinave dhe ato që nuk I blen dot, që kanë të bëjnë jo vetëm me fëmijët por dhe me mbrojtjen e shëndetit të grave dhe parandalimin pse jo të disa llojeve kancerave të cilat marrin jetën e mjaft nënave e motrave tona.
Ndërsa sa i takon qendrave shëndetësore ato mund të bëheshin edhe mund ribëheshin disa herë. Po të shkojmë tek arsimi, tek ky problem kaq madhor për shqiptarët, çfarë mund të bëheshin me kaq para?