Sot protesta ndryshe kundër rritjes së çmimit të karburanteve, fik makinën ora 12.00

Një protestë ndryshe kundrër babazisë dhe arrogancës së qeverisë në rritjen e çmimit të karburanteve. Java e re nis me protesta në Shqipëri.

Pas pr/ligjit të qeverisë për rritur çmimin e karburantit, pavarësisht se Shqipëria ka aktualisht çmimet më të larta në rajon dhe Europë, në rrjetet sociale po bëhen thirrje që ditën e nesërme qytetarët, përdorues automjetesh dhe jo vetëm, të protestojnë kundër kësaj nisme të qeverisë, raporton Syri.net.

“Ditë e hënë, datë 15 korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 lekë të reja për litër”, lexohet në posterin e publikuar në rrjetet sociale.

Thirrja është përkrahur nga shumë qytetarë, të cilët nesër pritet ti bashkohen protestës paqësore.

Artikulli paraprakNobelisti shpjegon nëse nanorobotët do ta shkatërrojnë apo jo Tokën në të ardhmen
Artikulli tjetërDistancimi i Francës nga farsa e 30 Qershorit, Vasak: Ku po shkon Shqipëria?