Rey Manaj gjeti edhe golat e parë me fanellën e Pescara-s. Talenti shqiptar ishte titullar në miqësoren që “Delfinët” fituan 11-0 përballë skuadrës lokale të Palenas. Edhe pse qëndroi vetëm 45 minuta në fushën e lojës, Manaj realizoi dy gola. Një sinjal për trajnerin Massimo Oddo se prej huazimit nga Interi, 19-vjeçari kërkon një fanellë titullari në startin e këtij sezoni në Serinë A italiane. Pikërisht mungesa e minutave bënë që Rey Manaj të ndërronte ambjent nga Interi tek Pescara. Ambicja dhe dëshira e 19-vjeçarit për të bërë mirë është e madhe dhe deklarata e tij e parë e dhënë pas kalimit në skuadrën e re e shpreh këtë gjë. “Ndihem i lumtur që jam pjesë e Pescares, jam i sigurt që do të përshtatem këtu, kjo fal dhe shokut tim Memushaj. Shpresoj shumë që të bëj mirë, sepse në këtë skuadër ka shumë lojtarë të rinj në moshë të cilët punojnë shumë” tha Manaj. Sigurisht në rast se futbollisti luan shumë minuta me Pescarën dhe shfaq potencialin e tij, ateherë me shumë mundësi besimi tek ai nga skuadra të mëdha do të rritet dhe mbi të gjitha, Rey mund të jetë një pikë e rëndësishme edhe e Kombëtares Kuq e zi në eliminatoret e Botërorit Rusi 2018.
Kryesore
Continue to the categoryKush ja rekomandoi Edi Ramës kryetaren e AZHT, motrën e dy...
Krimi duket se ka shtrirë tentakulat kudo në qeverisjen e Edi Ramës. Ndonëse Babloku del dhe na mburret se në vitin 2030 do hyjnë...