Koncesioni i shfrytëzimit të kromit në Bulqizë do të zgjatet edhe për dhjetë vite më shumë nga kontrata fillestare, për t’u shtrirë deri në vitin 2040. Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese miratoi me votat e të gjitha palëve shtyrjen e kohëzgjatjes së koncesionit që tashmë zotërohet nga kompania shqiptare ACR. Ndërkohë që disa prej deputetëve shprehën rezerva për faktin që koncesioni ka ndërruar tre herë pronar, që nuk ka respektuar investimet e nënshkruara në kontratë, për fitimet e kufizuara për arkën e shtetit, por dhe për numrin e madh të aksidenteve me pasojë vdekjen e minatorëve. Deputeti Genc Ruli vuri pikëpyetjen mbi gjobat e akumuluara në vite nga ana e koncesionarit, që arrijnë në miliona euro. ”Në Shqipëri kemi një situatë dramatike për aksidentet nëpër miniera, jo konkretisht për këto dy kontrata, por në përgjithësi për të gjitha llojet e licencave që jep ministria juaj”, tha Mimoza Hajdarmataj.
Kryesore
Continue to the categoryDurrësi dhe drejtësia: një reflektim mbi atë që humbet dhe atë...
Nga Teuta Kalakula*
Pas një beteje të gjatë për mbrojtjen e vlerave të qytetit tonë mijëvjeçar – një përballje me ish-kryetarin z. Dako, gjykatat dhe...