Ndodhi edhe kjo. Rama përmes papagallit të vet, Balla ka deklaruar sot se nuk e njohin vendimin e Gjyaktës së Durrësit që rrëzon zgjedhjet e 30 Qershorit dhe shprehet se pavarësisht këtij vendimi, Kryebahskiakja do të ulet në detyrën e Kryetares së Bashkisë.
Numri dy i PS-së ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për vendimin e Gjykatës së Durrësit e cila nuk i dha mandatin Valbona Sakos. Ai sulmon gjyqtaren duke e kërcënuar madje atë duke e konsideruar të lajthitur dhe antiligjore vendimin që ajo ka marrë.
Postimi i Ballës
Keqardhje për vendimin absurd, arbitrar dhe nul te një gjyqtareje, e cila mori brohoritjet e atyre qe në vijim të përpjekjes se deshperuar per kaos e pasiguri, nuk dinë më cfarë bëjnë. Pavarësisht kesaj lajthitjeje anti-ligjore dhe anti-logjike të radhës, në respekt të vullnetit të popullit, çdo kryetar i sapo zgjedhur pas shpalljes së vendimit vetëm nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor do ta marrë detyrën, do ta ushtrojë dhe do të japë llogari përpara Këshillit Bashkiak sikurse ligji e parashikon. Nuk ishte parë e dëgjuar në gjithë këto vite që një vërtetim i thjeshtë fakti të refuzohet duke dalë hapur në shkelje flagrante të ligjit mbi një vendim të formës së prerë.
Në Shqipëri sipas Kodit Zgjedhor mandatet e të zgjedhurve i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë përfundimtare dhe të pa-ankimueshme. Sidoqoftë me keqardhje për ata që kanë humbur rrugën e arsyes, ne mbetemi të qetë dhe të vendosur në rrugën e hapur nga populli më 30 Qershor.