Biznesi i Vogël: Rritja e çmimit të karburantit sjell rritjen e çmimit të çdo produkti, gati protestat

Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Naso në një intervistë për FaxNews, duke komentuar taksën që Rama do ti vendosë sërish karburanteve në dëm të xhepit të konsumatorëve, tha se “rritja e çmimeve është bërë pa asnjë konsultim me biznesin dhe qytetarët duke shtuar se janë këta të fundit që do ta pësojnë më keq.

“Është bërë pa asnjë konsultim me bizneset dhe qytetarët në një kohë kur sot nafta në vend shitet me çmimet më të larta në rajon dhe Evropë. Rritja e çmimit të karburantit sjell rrjedhimisht rritjen e çmimit të çdo produkti”.

Naso tha më tej se nëse qeveria nuk i dëgjon atëherë do të ketë protesta dhe greva.

“Ne po diskutojmë me Bordin drejtues dhe me shoqatat në gjithë Shqipërinë, por edhe me politikën dhe qytetarët për të gjetur një mënyrë për ti thënë stop rritjes së çmimit të karburanteve. Ne do t’i themi qeverisë jo rritjes, sepse ne i kemi thënë vazhdimisht që ta uli çmimin. Kemi vende fqinje që nuk kanë një çmim të tillë karburanti dhe gjithashtu tregtojnë një lëndë me cilësi shumë më të mirë se ne. Do të shikojmë mundësinë për protesta dhe greva për të mbrojtur interesat e biznesit por edhe të qytetarëve. Sepse nëse biznesi rrit çmimin e pësojnë qytetarët”.

Artikulli paraprakKërcënohet gjyqtarja, PS: Nuk e njohim vendimin e Gjykatës që rrëzon zgjedhjet
Artikulli tjetërSkandali, Veliaj dyfishon çmimet për mbetjet inerte ndaj biznesit dhe një tender dhuratë Zotos