Presidenti i BERZH-it vizitë në Shqipëri, pjesë e turit në rajon

Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim Sir Suma Chakrabarti do të realizojë një vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë javës së ardhshme, si pjesë e turit të tij rajonal. Në datë 25 korrik ai do të jetë në Kosovë, një ditë më pas në Shqipëri dhe në datë 27-28 korrik. Ai do të takohet me zyrtarët më të lartë në të tre shtetet përkatëse për të diskutuar mbi rëndësinë në rritjë që ka rajoni i Ballkanit në të gjithë rajonin. Presidenti gjithashtu do të takohet me përfaqësues të komunitetit të biznesi dhe përfaqësues të trupit diplomatik. Ai do të nënshkruajë një marrëveshje huaje në Kosovë, si dhe projekte për krijimin e lehtësive në fushën e bujqësisë në Shqipëri, si dhe do të marrë pjesë në një ceremoni inaugurimin për një qendër bujqësore në Mal të Zi. Presidenti Chakrabarti përoara vizitës në Ballkanin Perëndimor deklaroi : “Rajoni është një nga zonat më prioritare për ne. Ne nisëm një frymë të re bashkëpunimi 2 vjet më parë me krerët e këtyre vendeve, në samitin e Bankës që u mbajt në Londër. Jam i lumtur të konfirmoj se formati i ri i bashkëpunimit rajonal, i cili njihet me termin ‘Procei i Berlinit’ po jep frytet e tij. Ne mbetemi të angazhuar për të mbështetur integrimin rajonal, përfshirë këtu ndërlidhje me të mirë në fushën e transportit, energjisë. Jam i lumtur të konfirmoj thellimin e bashkëpunimit dhe për të diskutuar idetë e reja gjatë vizitës time në rajon”.
BERZH është një nga investitorët më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor. Në Kosovë BERZH ka investuar më shumë se 203 milionë euro në 48 projekte (ky numër do të arrijë në 50 pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve). Në Shqipëri, investimet e BERZH kanë arritur në rreth një miliardë euro, në total 74 projekte. Në Mal të Zi banka ka investuar rreth 530 milionë euro në 53 projekte. Në gusht të këtij viti presidenti i BERZH pritet të vizitojë edhe Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë.

Artikulli paraprakBlerjet on line, mbi 120 mijë transaksione në muaj, ja milionat që shpenzojnë shqiptarët
Artikulli tjetërCruz refuzon të mbështesë Trump, republikanët revoltohen