Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar menjëherë pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku shkruan se kjo nuk është drejtësi.
“Kjo nuk është drejtësi.#RamushHaradinaj”, ka shkruar Çitaku. Ramush Haradinaj njoftoi sot dorëheqjen e parevokueshme nga posti i kryeministrit, duke cuar vendin në zgjedhje të parakoshme.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i tij. Lajmin për dorëheqje e bëri të ditur vet Haradinaj në një konferencë për medie pas një mbledhjeje të qeverisë. Ramush Haradinaj, tha se arsyeja e dorëheqjes është se ai ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit, ndonëse deri tash nuk ka njoftime nëse ndaj Haradinajt është ngritur ndonjë aktakuzë.
Ai tha se javën tjetër do të paraqitet në Dhomat e Specializuara ku do të merret në pyetje nga hetuesit e Gjykatës Speciale, duke e ndërlidhur thirrjen e tij nga Gjykata Speciale si “një ҁmim që Kosova po e paguan për njohjen e saj nga Serbia”, apo “për një marrëveshje me Serbinë”.